Audio & Video

“Ti moj Kosovë”. Një këngë e re nga Tringa Rexhepi.

Këngëtarja e njohur shqiptaro-kanadeze Tringa Rexhepi, vazhdon të surprizojë artdashësit. Me një inteligjencë të spikatur artistike, Tringa i qaset publikut me ëmbëlsi dhe finesë duke sjellë në momentet e duhura këngët e duhura.

Pas sukseseve të padiskutueshme me “Moj e bukur Arbëri” dhe “Lemza”, Tringa dhe Scott vijnë këtë radhë me një krijim origjinal. Kënga e re “Ti moj Kosovë” i prezantohet dashamirësve të muzikës një ditë para festimeve të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë këngë ka punuar një ekip i dedikuar artistësh, ku vihet re se artistja e dashur Tringa Rexhepi ka provuar veten edhe si tekstshkruese në bashkëpunim me Marjola Saliun.

Teksti:

M'vjen ndërmend ti nanë Kosovë

Si Dielli yt askush s'ndriçon

I brodha unë shumë vende n'botë

Po nuk e gjeta gjuhën tonë

I shëtita udhët e botës krejt

Shijova yjët oh, sa shumë

Po zemra kurrë nuk është e qetë

Veç te ti gjej paqë unë

Ti nuk më tradhton

Jo ti nuk më harron

 

Kalaja e Prizerenit zemrën ma mburon

Liqeni i Përlepnicës lotët mi numron

Burimi i Drinit plagët mi shëron

Pranverë e përjetshme je Ti Moj Kosovë

 

Mali i Pejës po më thrret

Ushtima Ujvarëve si magnet

Më bindin që do të kthehem shpejt

Të parët na lanë kët amanet

Muzika jote po tingllon

Forca gjithkund rrezaton

S'harrohet gjaku Shqiponjës kurr

Kuq e zi në flamur

Ti nuk më tradhton

Jo ti nuk më harron

 

Kalaja e Prizerenit zemrën ma mburon

Liqeni i Përlepnicës lotët mi numron

Burimi i Drinit plagët mi shëron

Pranverë e përjetshme je Ti Moj Kosovë.

 

Ekipi realizues i këngës “Ti moj Kosovë”:

Muzika: Tringa Rexhepi & Scott Christian

Teksti: Tringa Rexhepi & Marjola Saliu

Produksioni: Scott Christian

Përpunimi nga: Nathan Johnson

Regjia dhe editimi i videos: Tringa Rexhepi

Pamjet filmike nga Kosova: Arben Llapashtica

Fotografitë nga: Ermal Iberdemaj

Pamjet me dron nga Toronto: Matt Coulautti

 

16 shkurt 2021

FlasShqip.ca