Njoftime

Toronto - Misioni Katolik Shqiptar "E Shenjta Nënë Tereza" së shpejti me rezidencë e zyra të reja

Misioni Katolik Shqiptar "E Shenjta Nënë Tereza", me qendër në Toronto do të ketë së shpejti zyrat dhe rezidencën e re për 10 vitet e ardhshme. Përmes një postimi në profilet përkatëse në rrjetin social Facebook e kanë shpërndarë këtë lajm këshilli i Misionit dhe Z. Paulin Marku, Managing Director i Kompanisë Century Building Inc Toronto, njëherazi dhe një ndër kontribuesit kryesorë financiarë dhe anëtar tejet aktiv i komunitetit katolik shqiptar të metropolit kanadez.

“Pavarësisht se është një projekt i vogël, ai i jep shume mundesi komunitetit katolik në Toronto për t’u organizuar dhe sherbyer më mire gjithë komunitetit shqiptar. Ndjehem i privilegjuar të kontribuoj si drejtues i projektit dhe këshilltar financiar sëbashku me Aleks Selmanin për Misionin dhe Qendrën e ardhshme që do të ndihmojnë në organizimin dhë përgatitjen e projekteve me të medha”- është shprehur Marku në deklarimin e tij.

Kësisoj, nën kujdesin e administratorit Dom Prend Kola dhe me kontributin e Këshillit të Kishës, falë bashkëpunimit me Komunitetin Katolik Slloven dhe me aprovimin e Ipeshkvisë së Torontos, Misioni Katolik Shqiptar në Toronto do të ushtrojë së shpejti veprimtarinë në një rezidencë krejtësisht të rinovuar, në të njejtën adresë si deri tani, 739 Browns Line Toronto (Etobicoke), ON M8W 3V7.

Punimet pritet të fillojnë shumë shpejt, brenda një periudhe dy javore, sapo të aprovohet leja përkatëse nga Bashkia. Edhe pse Misioni Katolik është i përgatitur financiarisht, donacionet mbeten të mirëpritura. Ndërkohe, cilido pjestar i komunitetit që dëshëron të kontribuojë me punë në realizimin e projektit, mund të kontaktojë për drawings në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të telefonojë Dom Prend Kola në numrin 647 446 4321.

Të gjitha donacionet do të pranohen konform rregullave të Ipeshkvisë Toronto dhe donatoret do të marrin në këmbim tax receipt për donacionin e tyre.

Misioni Katolik Shqiptar "E Shenjta Nënë Tereza", me qendër në Toronto, u shërben shqiptarëve të besimit katolik që jetojnë në Toronto dhe zonat përreth. Qëllimi i Misionit, është t’i bashkojë shqiptaret e emigruar këtu që të mos harrojnë gjuhën, prejardhjen dhe besimin e tyre. Ky Mision, zyrtarisht është aprovuar nga Arqipeshkvi i Torontos me 1 Korrik 2012.

©Flasshqip.ca