ACDA Toronto: Webinar informues mbi Marrëveshjen e Pensioneve Kanada-Shqipëri
Organizata joqeveritare Albanian Canadian Development Alternative me qendër në Toronto, ka bërë të ditur sot se do të organizojë ditën e shtunë, 19 nëntor, ora 11:00 ET (Eastern Time) Webinarin informativ rreth Marrëveshjes për Pensionet midis Kanadasë dhe Shqipërisë.
Ligjëruesit në këtë Webinar do të jenë:
- Klodian Rado PhD, ekspert ndërkombëtar ligjor, ish-gjyqtar dhe pedagog;
- Kostandin Ristani, Specialist i Lartë i Arkitekturës së Sistemeve të Komunikimit dhe Informacionit Ushtarak, ish-zyrtar i administrates federale kanadeze.
Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Kanadasë dhe Republikës së Shqipërisë ka hyrë në fuqi më 1 Gusht 2022.
Nëse keni jetuar ose punuar në Shqipëri dhe në Kanada (ose jeni i mbijetuari i dikujt që ka jetuar ose punuar në Shqipëri dhe në Kanada), mund të keni të drejtë për pensione ose përfitime nga Shqipëria, Kanadaja ose të dy shtetet.
Përfitimet e mundshme janë:
Nëse keni kontribuar si në planin e pensioneve të Kanadasë ashtu edhe në programin e pensioneve shqiptare, ose nëse keni jetuar në Kanada dhe Shqipëri, kjo marrëveshje mund t'ju ndihmojë të kualifikoheni për:
- Përfitimet kanadeze të pleqërisë dhe aftësisë së kufizuar (Canadian old age and disability benefits)
- Programet kanadeze të pensioneve të përfshira në Marrëveshje janë:
a) Plani i Pensionit të Kanadasë (Canada Pension Plan - CPP)
b) Programi i Sigurisë së Pleqësisë (Old Age Security - OAS).
Për të mësuar më shumë dhe për të pasur mundësi të bëni pyetjet tuaja, jeni të mirëpritur të merrni pjesë.
Regjistrohuni në linkun: