'Nëntë vjet e nëntë ditë'-poemë baladeske nga Petrit Ruka
- Published in Audio & Video
Një poemë baladeske me autor Petrit Ruka nga libri me të njëjtin titull, botim i vitit 2016. Tiranë. Interpretuar nga regjisori Roland Roshi, ilustrimi i animuar nga piktori Artur Dauti, muzika nga Aleksandër Lalo.
Ndodh rrallë ky bashkim!
Për ata që do të kenë durimin "e humbur" këtyre kohëve "moderne", mund të shijojnë këtu një nga interpretimet e shkëlqyera të mikut tim, regjisorit Roland Roshi, njerit prej zërave më magjik në shqip të poemës sime baladeske "Nëntë vjet e nëntë ditë", që sjellë një botë të tërë mitike arbërore fale ilustrimit të mrekullueshem të piktorit të talentuar Artur Dauti dhe kompozitorit tashmë të rrallë Aleksandër Lalo, këtij Morikone të pavdekshëm të Shqipërisë. Të mëdhenjtë janë bërë bashkë në ndihmë të Petrit Rukës...
Shikim e dëgjim të këndshëm! - shkruan në Facebook i mirënjohuri Petrit Ruka.