Bota Shqiptare

Se mbi çdo parti asht shqiptaria!

O moj Shqypni, e ndrituna Shqypni,
Dielli mbi ty gjithmonë ka shkëlqye.
Ti ke qenë e mbetesh zojë e randë,
Burrat e dheut ende të thërrasin nanë.
 
Ke pasë e ke prapë mirësi e begati,
Ke vajza të bukura e djelm të ri,
Që të dalin në krah, kur në hi
Duen me të shti.
 
Sot, Shqypni, me krenari po çohesh,
Si lis i fortë prapë po lulëzohesh.
Bota në Facebook komenton me nderim,
E ta thotë emrin me admirim.
 
Shqiptarët, si rrallë, janë bashku,
Me motiv të fortë janë ngritë e rreshtu.
S’pyesin çka janë: socialistë a demokratë,
Se mbi të gjitha janë shqiptarë.
 
Një gjak i lidh, një tokë, një dhe,
Një gjuhë, një emër, një atdhe.
Njeriu i huej le të vijë si mik,
Në votrën tonë të gjejë nder e dritë.
 
Por Sazani, Zvërneci e gjithë trojet s’preken,
Janë vatanet tona, që kurrë nuk jepen.
Mblidhuni ju burra, mblidhuni ju gra,
Flisni e protestoni pa u nda.
 
Shqypninë e dashur ta mbroni,
Me fjalë e me punë ta ndertoni.
S’është e shkretë, as pa emër, as pa nder,
Por nanë e fortë, e gjallë përherë.
 
S’është vejushë, si grue pa burrë,
Por nanë me bij që s’e lënë kurrë.
Para se të copëzohet krejt Shqypnia,
Me zemër e mend le të zgjohet shoqëria.
 
Çoniu, shqiptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë bashkë në një qëllim shtrëngoniu.
E mos besoni verbërisht ç’ju thotë partia,
Se mbi çdo parti asht shqiptaria.
 
*Përshtatur nga Jeta Dedja nga origjinali “O moj Shqypni” e Pashko Vasës