Zvërneci, kupa u mbush - Nga Ilir Gjini
Ajo që po ndodh me Zvërnecin, nxorri në pah makutërinë e pushtetit që shet llokma Shqipërie për selfiet e pushtetit personal të Edi Ramës dhe impotencën e opozitës, që më shumë është e shqetësuar si të zhbëjë non gratë-n e Berishës, se sa të akumulojë zemërimin popullor për të rrëzuar regjimin oligarko-mediatik të Ramës.
Dy pernonazhet që dominojnë sot jetën politike, janë përgjegjës për këtë katastrofë korruptive që dominon peisazhin shqiptar.
Edi Rama, që sundon në vitin e 14-të dhe që po e çon vendin në një katrahurë të ngjashme me Vitin 14 të shekullit të kaluar, të cilën e ka përshkruar me shumë art Kadare në novelën Viti i Mbrapshtë (Viti 14). Dëmet që ky “dandy” diktator (që na shfaqet herë me atlete, e herë me çitjane), po i bën vendit, janë kolosale dhe fatkeqësisht të pariparueshme. Ndërtimi në zonat e mbrojtura, është ndoshta akti i fundit i një tragjedie që e hapi siparin me Teatrin Kombëtar, për të vazhduar me kullëzimin e betonizimin e Tiranës, e më pas të gjithë bregdetit.
Si një ushtar i bindur i lobit zionist dhe oligarkisë mediatike, Rama implementoi Ballkanin e Hapur, që çoi në shkatërimin e blegtorisë vendase dhe në braktisjen e shpopullimin e fshatit, duke i dhënë produkteve serbe dominimin në tregun vendas. Edhe SHBA që është një superfuqi ekonomike, iu vendos tarifa mallrave të importit, pikërisht për të mbrojtur prodhimin vendas.
Ndërkohë shkatërimi i Portit të Durrësit, për një projekt korruptiv, po e lë Shqipërinë pa portën kryesore hyrëse, që është tepër esenciale për Korridorin e Tetë. Dëmi që po i bëhet vendit nga ky projekt, do këtë pasoja afatgjata dhe ndoshta të pariparueshme, sepse porti i Porto Romanos nuk përmbush asnjë kriter për të zëvendësuar portin e Durrësit.
Nga ana tjetër Sali Berisha, që ka uzurpuar karrigen e liderit të opozitës, nuk krijon asnjë fije shprese se mund të ndryshojë këtë realitet. E kaluara e tij me njolla tepër të errëta si shkatërimi i shtetit në 1997-ën, kur një marrëveshje si ajo e marsit mund të ishte bërë pak ditë më pare, çka do shpëtonte Shqipërinë nga shkatërrimi, apo zgjedhjet e vjedhura të 1996-ës, që hapën siparin e deformimit të vullnetit të zgjedhësve, e shfaqin portretin e Berishës, një karrikaturë arkaike të padenjë për të drejtuar vendin.
Edhe ai vetë e ka fare të qartë se nuk mund ta sjellë PD në pushtet, po është kapur pas karriges së kryetarit si i mbyturi pas fijes së kashtës, vetëm e vetëm për të pastruar fytyrën nga non grata dhe për t’u mbrojtur nga drejtësia, që për hir të së vërtetës po e përndjek padrejtësisht.
Prandaj largimi i binomit Rama-Berisha, që përfaqëson regresin dhe papërgjegjshmërinë është emergjencë kombëtare.
© Ilir Gjini - Toronto
















