ACLA, Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë zgjedh drejtuesit e rinj
E themeluar para tre vjetësh, në maj të vitit 2019 me iniciativën e katër profesionisteve të së Drejtës, Anisa Arra (presidentja themeluese), Ljusi Braçe, Pamela Metani dhe Aida Kalaj, Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë me akronimin ACLA (Albanian Canadian Lawyers Association) është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Toronto, e cila grupon dhe përfaqëson avokatët shqiptaro-kanadezë në Ontario. Shoqata synon gjithashtu shtrirjen e saj në të gjithë Kanadanë kudo ku ka profesionistë të fushës së ligjit nga komuniteti shqiptar.
Lidere dhe mbeshtetëse e profesionistëve ligjorë shqiptaro-kanadezë, kjo shoqatë angazhohet aktivisht me komunitetin ligjor shqiptar kanadez në çështje me interes të përbashkët dhe përfitimi reciprok. Anëtarët e saj janë juristë shqiptaro-kanadezë, dhe studentë të Drejtësisë.
Para disa ditësh shoqata ka zgjedhur dhe bordin e ri drejtues në përbërje të të cilit janë: Marin Nati, president dhe katër anëtarët e tjerë Glen Bushi, Isida Ranxi, Gjergji Hasa dhe Foti Vito.
Aktualisht ACLA ka në përbërje të saj 35 avokatë dhe juriste si dhe 10 studentë në Drejtësi.
Lista e avokatëve dhe juristëve është si më poshtë:
Aida Kalaj, Fred Gjoka, Albana Musta, Gerjon Kalaci, Alfred Pepushaj, Gledis Rada, Anisa Arra, Glen Bushi, Anton Brunga, Hana Marku, Arnisa Morina, Lori Isaj, Brikena Rochette, Isida Ranxi, Brolin Frashëri, Ljusi Braçe, Dajena Pechersky, Marin Nati, Gjergji Hasa, Denisa Mërtiri, Mario Kalemi, Donika Selmanaj, Kathryn Shani, Edona Vila, Oltion Toro, Egi Troka, Pamela Metani, Ejona Xega, Rovena Hajdëri, Endrita Isaj, Vasiola Bibolli, Enid Eski, Vilma Dautaj, Era Saraçi dhe Zina Rita.
Flasshqip u uron suksese në misionin e tyre drejtuesve të rinj të ACLA si dhe gjithë anëtarëve të saj.
Për më shumë informacion rreth ACLA mund të klikoni në link-un e mëposhtëm:
©Flasshqip.ca
Fotokolazhi: Marin Nati