Njoftime

SelectHealth, një farmaci shqiptare pranë jush në Woodbridge (Ontario)

Kur njeriu ka probleme shëndetësore, i vjen natyrshëm të ankohet në gjuhën amtare. “Oh, sa më dhemb koka!” - shprehemi ne në shqip.

A nuk do ishte më mirë sikur ndihmën ta merrnit nga dikush që flet gjuhën e nënës kudo që të jetonit? Do ndiheshit më të kuptuar dhe le të themi gjysëm të shëruar.

Është fat për cilindo nga ne, nëse ka mundësinë ta ketë po shqiptar mjekun e familjes, dentistin apo farmacistin dhe në komuniteti tone, numri i tyre po rritet vit pas viti.

Së fundi, listës së profesionistëve shqiptarë në fushën e shëndetit që shërbejnë në Greater Toronto Area i është shtuar edhe një tjetër farmaciste.

Yllka Spaho-Skilja, është farmacistja me përvojë mbi 10-vjeçare, e cila përveçse ju ndihmon kur i shkoni në farmaci, mund edhe t’jua sjellë farmacinë në shtëpi.

Mjafton të telefononi në numrin: 905 417 4949. Dhe mos harroni: Flisni shqip!

SelecHealth Pharmacy, me pronare Yllkën, ka disa javë që është hapur në Woodbridge - Vaughan në adresën: 20-3891 Major Mackenzie Drive West.