Njoftime

BTC Fight promotions: Nesër në Burlington shqiptari Dorian Dokaj ndeshet me Nick Klein

Kampioni ballkanik i vitit 2018 në MMA (Mixed Martial Arts) Dorian Dokaj, me origjinë nga Hoti i Malësisë së Madhe, do të ndeshet nesër me Nick Klein, në Central Arena të Burlington-Ontario.

Dokaj, që në Shqipëri është stërvitur me trajnerin Elion Puka, prej 3 vitesh ndodhet në Kanada, ku në qershor të vitit 2019, nën drejtimin e trajnerit Robert Santos ka fituar Canadian Combat Alliance Middleweight Championship.

Ndeshja e nesërme ka rëndësi për afirmimin e mëtejshëm të sportistit shqiptar në karrierën të cilës i është pëkushtuar prej vitesh.

Mixed Martial Arts (MMA) është një sport luftarak me kontakt të plotë i bazuar në goditjet, përleshjet dhe luftimet në tokë, duke përfshirë teknika nga sporte të ndryshëm. Ndeshjet e MMA zhvillohet brenda një zonë të rrethuar me rrjetë.

©Flasshqip.ca