Komunitet

Ermir Dardha: Festivali i librit shqip në Montreal, ngjarje e rëndësishme për komunitetin

  • Published in Komunitet

Festivali i Librit Shqip në Montreal është një nga ngjarjet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar në provincën e Kebekut në Kanada.

Dhjetra ndihmës janë bashkuar për realizimin e tij, të cilët i falenderoj veçanërisht. Vlen të nënvizohet këtë radhë bashkëpunimi ndërmjet tre organizatave, (ACDA, Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal dhe Shoqata Shqiptare Kosova Montreal) si dhe ndihmesa nga komuniteti e biznese për plotesimin me elementë të ndryshem e të rëndesishem në mbarevajtjen e festivalit

Në mënyrë të veçantë do të falenderoja publikisht familjen Shehaj që mundësoi transportimin e librave nga Toronto drejt Montrealit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është gjithashtu mbështetja financiare e shkollave shqipe Dardania në Laval dhe Naim Frasheri në Montreal, në mënyrë që ato të kenë vazhdimësi.

Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 11 deri në ora 20 nesër më 27 Prill 2025, në ambientet e Kolegjit John Abbott, salla Agora në godinën Herzberg, 21-275 Lakeshore Road, Saint Anne de Bellevue, Qubébec H9K 3L9.

Festivali do të ketë një hapësirë për fëmijët, si dhe grupet e librave sipas tematikave: "Letërsi shqipe", "Përkthime", "Autorë shqiptaro-kanadezë", "Histori", "Letërsi për fëmijë", "Librat Anglisht" etj.

Përgjatë festivalit do të zhvillohen tri biseda letrare me 7 autorë të ndryshëm që vijnë nga Otava (Taip Sulko), Toronto (Artan Gjyzel Hasani, Ajkuna Dakli, Valbona Ahmeti), Vancouver (Armenida Qyqja virtualisht) dhe Montreali (Flurans Ilia, Anila Erindi).

Ju mirëpresim dhe mos harroni që do të jetë mundësia edhe të blini me kartë bankare librin tuaj të preferuar.

Mos mungoni, hyrja është falas.