Njoftime

British Columbia - Një mbrëmje me Maestro Bujar Llapaj

Shoqata Shqiptare “Eaglesland” në provincën e British Columbia, ka publikuar sot më 12 Tetor 2021 njoftimin e mëposhtëm në faqen e saj në rrjetin social Facebook:

Përshendetje miq,

Urojmë që të jeni mirë ju dhe familjet tuaja!

Shoqata Shqiptare në British Columbia "Eaglesland" do të organizojë më datën 23 Tetor, një takim virtual me titull: “Një mbrëmje me Maestro Bujar Lllapaj”.

Maestro Bujar Llapaj është anëtar i komunitetit shqiptar në British Columbia dhe një nga emrat më të njohur të dirigjimit të muzikës klasike. Ky takim zhvillohet për të njohur komunitetin në British Columbia, por dhe miqtë nga provincat e tjera të Kanadasë apo dhe nga vendet e tjera të botës, me jetën, veprimtarinë dhe kontributin e Maestro Bujar Llapaj në fushën e muzikës që ai e dashuron dhe i është përkushtuar gjithë jetën.

Zoom link per takimin është:

Join Zoom Meeting

https://us02web.zoom.us/j/81765465506...

Meeting ID: 817 6546 5506

Passcode: 990551

Orari: 7 pm

Dita: e Shtunë, 23 tetor 2021

Moderator i takimit do të jetë një tjetër anëtar i njohur i komunitetit shqiptar në British Columbia dhe mik i vjetër i Maestro Llapaj, shkrimtari i njohur z. Vangjush Saro.

Maestro Bujar Llapaj ka studiuar në Akademinë e Arteve në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Conservatoire National de Rueil Malmaison në Francë, ku ai ka fituar Medaljen e artë në dirigjim.

Një figure dominuese në muziken klasike në Ballkan, Maestro Llapaj ka qenë Drejtori Artistik i Teatrit Shqiptar të Operas dhe Baletit. Ai është themeluesi, dirigjenti dhe Drejtori Artistik i Orkestrës së Re Filarmonike. Gjithashtu, Maestro Llapaj ka qene drejtues i Departamentit të Kantos dhe Dirigjimit në Akademinë e Arteve në Tiranë. Maestro Llapaj ka dirigjuar koncerte në Paris, Romë, Athinë, Israel, Prishtinë, Shkup, etj.

Në vitin 2007, Maestro Llapaj u zgjodh si Dirigjenti Kryesor i West Coast Symphony Orchestra ne Vancouver dhe në vitin 2021 ai emërohet edhe Drejtor i Muzikes dhe Dirigjent i Ambleside Orchestra ne North Vancouver. Maestro Llapaj vazhdimisht është i ftuar si dirigjent në koncerte, në vende të ndryshme të Botës.

Gjate karrierës së tij të suksesshme artistike, Maestro Llapaj është nderuar me shume çmime, ndër të cilët përmendim çmimet e para në festivalet muzikore në Shqiperi në vitet 1985, 1986, 1987 dhe President's Award për kontributin e tij në muzikë dhe kulturë.

Mirëupafshim, ditën e Shtune më 23 Tetor, ora 7 pm.

Kryesia e Shoqatës Shqiptare “Eaglesland” në British Columbia