Blog

Shërbimet dentare falas, mashtrimi më i madh që po u bëhet taksapaguesve kanadezë - Nga Armenida Qyqja

Shërbime dentare falas, sigurisht që tingëllon shumë mirë, sidomos për njerëzit me të ardhura të ulta, ku patjetër hyjnë dhe pensionistët. Por të mendohemi pak më gjatë dhe t’i biem shkurt. Qeveria nuk të jep kurrë asgjë falas dhe diku do t’i nxjerrë ato para me të cilat do luajë rolin e bamirësit dhe qytetari i thjeshtë as nuk e ka idenë se sa para do të shkojnë dëm nga ky buxhet për t’i ofruar publikut disa gjëra falas.

Si një person pikërisht në këtë industri, në këtë profesion, si ndihmës dentiste dhe recepsioniste prej 24 vitesh më lejoni t’iu them që jo të gjithë kualifikohen dhe jo çdo shërbim rimbursohet 100%, se që të vendoset po/jo dhe në çfarë vlere do të rimbusohet një shërbim, së pari kërkohet dorëzimi i të dhënave, kartelës ku përfshihet një egzaminim i plotë, sikur pacienti po vizitohet për herë të parë tek ne dhe kur ai vjen prej vitesh në atē klinikë rregullisht, grafi të reja dhe matjet periodontale, krejtësisht të panevojshme, sepse nëse do të behet kërkesa per një këllëf a një urë p.sh., mjafton grafia e dhëmbeve të përfshirë dhe shënimi i mjekut përse rekomandohet. Kjo është çfarë kërkohet nga një mori planesh private dentare që ofrojnë historikisht shërbime të tilla. Përse një plan shtetëror kërkon shumë më tepër të dhëna? Mbledhja e këtyre të dhënave ka një kosto më të lartë që i faturohet këtij buxheti. Dhe jemi ende te faza e parë, shqyrtimi, mijëra punëtorë shtetërorë që i shqyrtojnë dhe nisin përgjigjet me shkrim.

Faza e dytë, kryhet shërbimi dhe zyrat nisin faturat (the actual dental claim forms) që do të verifikohen sërish ishte apo jo ky një shërbim i aprovuar dhe finalizimi i pagesës që i shkon direkt klinikave. Mijëra punëtorë që paguhen nga buxheti i caktuar.

Ndërkohë që duket se klinikat dalin të fituara në këtë mes, pasi qytetarë që u kishin hequr fare vizën nevojave të tyre dentare po turren te dentisti, me lejoni t’ju them se në shumë raste koha e harxhuar dhe stresi, konfrontimi me pacientë të zhgënjyer nuk ia vlejnë barra qeranë.

Ua them qetë dhe qartë qytetarëve: mos lejoni që shteti t’ju gënjejë me një karamele, ndërkohë që zhvat nga ju krejt portofolin. Këto shëbime “falas” vijnë nga taksat tuaja, tonat, që sa vijnë dhe shtohen dhe një shumë e madhe e këtij buxheti shkon për të mbajtur një administrate të tillë në shërbim. Jepjani mbrapsht shtetit paketën dentare falas dhe kërkojini të ulë taksat që ju dhe ne, të kemi dy para më shumë për t’i përmbushur nevojat dentare.

Dhe meqë po flasim për taksat, shumica e kanadezve as nuk e kanë idenë që taksa mbi të ardhurat (income tax) u vu në Kanada me 1917, Income War Tax Act, si një masë e përkoshme, që nuk u hoq kurrë dhe që gjatë Luftës së Dytë Botërore u ngrit nga 4% në 20%. Lufta e Dytë mbaroi dhe jo vetëm që taksa nuk u hoq, por u shtuan dhe taksat e tjera, taksa mbi shitjet dhe shërbimet, dmth të paguash taksë që të prishësh paratë e tua, pasi i ke paguar një herë shtetit 20% për paratë e fituara me djersën e ballit. Dhe shteti nuk u ngop, shpiku taksën e shtëpisë që e paguan çdo vit në bazë të vlerësimit vjetor me preteksin se “pasanikët” që kanë një shtëpi duhet të paguajnë që të ndërtohen spitale, shkolla, rrugë, dhe së fundmi, që në 2022 ata që ndërtojnë një shtëpi apo blejnë një apartament të ri duhet të paguajnë dhe taksën e ndërtimit të ri, gjë që e ka dëmtuar industrinë e ndërtimit duke e berë koston të papërballueshme.

Qeveria vazhdon shpik taksa dhe ne vazhdojmë paguajmë. Disa kanadezë pajtohen me këto të vërteta që u them çdo ditë. Disa të tjerë më shohin me inat dhe më thonë “pse je këtu, kur nuk të pëlqen Kanadaja”. U përgjigjem: unë jam këtu sepse vendi im u gllabërua nga sistemi më i pamoralshëm nga i cili nuk shpëtoi kurrë, komunizmi, dhe tani është në fazën e avancuar të globalizmit sorosian. Keni ende pak kohë para se ta gjeni veten në faqet e librit të Orwell-it, “Viti 1984”. Shumë shpejt lumturisht s’do të keni më asgjë. Të gjitha do t’i ketë shteti kanadez dhe kompanitë e tij monopoliste.

© Armenida Qyqja - Vancouver