Emigracion

Emigracioni shqiptar në Kanada

Shqiptarët në Kanada të njohur edhe si shqiptaro-kanadezë, përbëjnë një komunitet prej 31,030 banorësh, sipas censusit të vitit 2011.

Shqiptarët e parë mërguan në Kanada në fillimin e shekulli 20, për shkak të kushteve jo të favorshme në vendet e tyre. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore shumë pak shqiptarë emigruan në Kanada, e shumica prej tyre ishin nga ish-Jugosllavia. Numri më i madh i shqiptarëve që mërguan u vendosën në Montreal e Toronto por gjithashtu disa shqiptarë jetonin në Calgary dhe Edmonton.

Pavarësisht këtij migrimi, në vitin 1986, numri i shqiptarëve të regjistruar ishte nën 1,500. Megjithatë, në vitin 1991, këto shifra pothuajse u dyfishuan. Numri i shqiptarëve në Kanada arriti kulmin në fund të viteve 1990, kur ata i ikën krizës ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi.

Më vonë, në fillim të shekullit 21, një luftë e re shkaktoi një valë të dytë të mërgimit të shqiptarëve në Kanada. Ky konflikt i armatosur ishte një përplasje mes Ushtrisë Clirimtare të Shqiptarëve dhe ushtrisë e policisë serbe, i cili bëri që shumë shqiptarë të ishin të detyruar të mërgonin në Kanada. Kështu, në vitin 1999, Qeveria e Kanadasë themeloi një program për të lejuar qëndrimin e 7,000 refugjatëve shqiptarë nga Kosova.

Njëlloj si me profesionistë nga vende të tjera, ka pasur një fluks të madh edhe të të rinjve shqiptarë si dhe ekspertëve të zotë që të mërgojnë në Kanada për një jetë më të mirë.

Këto të dhëna janë marrë nga Wikipedia.

Flasshqip.ca do ta trajtojë me përparësi përditësimin me informacione të fundit mbi emigracionin shqiptar në Kanada