Andej-Këtej

Tragjikomedia fetare “Ala-Banistan” - Nga Burim Bardhari

Pse nuk është mëkat dhe as gjynah, por bamirësi e sevap dhe detyrë e qytetarëve syçelë që të përgënjeshtrohet feja kur shtrembërohet e shpërdoret si dhuratë kalatrojane për nënshtrim synimtar dhe shpronësim tërthoras me shkrirje e shkombëtarizim?

Njeriu i mirë i takon secilës fe, si Nëna Tereza që ndihmoi në Indi, por edhe pa fe, ose vetëm me besim përkushtimi pingul dhe falas ndaj Arsyes Hyjnore ose Zotit Krijues që shpiku shkencën e saktë dhe nuk e ndëshkoi njeriun, as nënshtroi ndonjërin por dhuroi dituri, bekim e begati dhe vullnetin e lirë për të gjithë dhe gjithandej njëlloj që të mos nënshtrohemi si “aminllarë mendjempirë”, por si miradias mendjehapur, që ta njohim veten dyshimthi e sokratisht, duke shijuar edhe mrekullitë dhe shfaqur mirënjohjen.

Sepse duke përgënjeshtruar fenë finoke dhe fetaristët mjekroshistë, nuk përjetësohen besëtytnitë e pavërteta dhe as nënshtrimi ose varësia nga epërsia e të huajve, qofshin fqinjorë ose meslindorë, si nga misionarët, grekët ose turqit e të tjerë, por vetëm duke mirëpritur e përshëndetur edhe ata me bashkëpunimin ndershmërisht.

Ne kemi letërnjoftimin e lashtë zanafilltas, pasi jemi pasardhës të pishtarëve shpikës të cilët urtësisht nuk stisën ndonjë fe fanatike por shpikën një të folme fisnore burimore me gramatikë shkencore, gjuhën Shqipe si shqyti ynë i shenjtë për nga lashtësia, mirëfilltas e mëvetësishme dhe e pavarur nga gjuhët e tjera madhore (si shembulli i anglishtes së kudopërhapur por si degë nga gjermanishtja, apo frëngjishtja e spanjishtja si shartime ose përvetësime nga latinishtja).

Pasi që vetë Zoti Krijues, nga parimi i drejtësisë dhe vullnetit të lirë nuk shpalli asnjë fe por ato janë sajime hamendjesh dhe besëtytnish tekanjoze njerëzore meslindore ose fqinjore të cilave nuk u bindet njeriu i ngritur dhe as Ajnshtajni i madh nga “feja e pare” ngase sot e kësaj dite ende vriten vetë përpiluesit e librave të shenjtëruar fetarë të boshtit meslindor, kushërinjtë atnorë të cilët janë stërnipërit e gjakut të Abrahamit ose Ibrahimit vegimtar, si jahudinjtë edhe arapët; përndryshe do të kishte vetëm Një fe për të Njëjtin Zot, por ka disa zota dhe disa fe-ra si Jehovai i jahudinjve dhe Allahu i arapëve, apo Brahma-ni për hindutë dhe Hyji ynë pa emërtim për shqiptarët që të mos idhullohet.

E vërteta e pamohueshme e përparimit njerëzor buron nga vetë barazimi i Mençurisë Hyjnore mes drejtpeshimit në natyrë dhe drejtësisë së njerëzimit, prandaj “Shqip-taria” është Filozofia e shqiptarëve dhe shkenca e saktë është shpëtimi ynë sepse ajo shfaqet si e vetmja shpallje ose revelatë e MendjeMëshirës Hyjnore ose Perëndisë, ngase është e pagabueshme dhe qasshme për të gjithë, jo pseudo “shkencizmi” i shtrembëruar i disa shkencëtarucëve shtinjakë me teori si dhurata kalatrojane (si “virusi i vëllazërim-izmit” nga dogmat dinake të fetarizmit dhe nga ideologjitë intrigane si komunizmi ateist nga shkijet apo globalizmi gënjeshtar me përfitim për palët e fuqishme), ngase shkenca është e paanshme, pavarësisht përkatësisë dhe e njëjta për të gjithë.

Paqe e planet, Zot e shqiptari!

Dyshuesi Mendjehapur.

Burim Bardhari

Tagged under Burim Bardhari