Andej-Këtej

Plejada, tufa shtatë-yjore e yjësisë Demi që shqip njihet si Shenjëzat ose japonisht “Subaru” - Nga Burim Bardhari

Shtatë “yllza” ose shtatë vasha (7 Motra “Pleadesha” nga nëna Pleone dhe ati Atlasi)

Lashtësia e një populli përshkohet edhe nga mitologjia e veçantë por edhe nga shkuarsia e soditjes qiellore me tipare të njëjta si përvoja nga përbashkësia.

Përgjithësisht, nga mitologjia thuhet se Zeusi deshte t’i shpëtonte shtatë vajzat e titanit Atlas dhe nënës tyre Pleone nga gjuetari Orioni duke i shndërruar ato në pëllumbesha dhe pastaj në shenjëza si “yllza” të vendosura në pëlhurën qiellore edhe atë pranë prindërve dhe për ngushëllimin e tyre. Ky tog yjesh ose tufë yjesh gjendet brenda yjësisë Demi dhe qëndron përballë yjësisë së gjuetarit të njohur si Orioni, që në mitologjinë e Egjiptit të lashtë njihej me emrin Sah.

Mjerisht, Atlasi titan, njëlloj si vëllai i tij Prometeu pishtar që vodhi zjarrin nga hyji dhe ia dhuroi njerëzimit që njihet si teknologjia e pare, sepse u ndriçua mendja nga errësira dhe gatuhej por edhe shkrihej hekuri për vegla pune ose lufte, ngjashëm edhe Atlasi pësoi fatkeqësi për shkak të pjesëmarrjes tij në kryengritjen e titanëve kundër hyjnive të Olimpit dhe u ndëshkua nga kryehyjniu Zeus, prandaj mbi supe mban rruzullin hapësinor (qiellor) - jo rruzullin tokësor siç paraqitet në disa vizatime e skulptura. Nga harta e yjësive, gjithsej 88 ndërsa ylli ynë dielli përshkon 12, buron edhe frymëzimi për hartën tokësore - atlasi gjeografik.

Mirëpo, me kalimin e kohës yjet lëvizin ose shemben e shpërthejnë, disa në stër-yll të ri ose latinisht “supernova” (sepse flakërima e shpërthimit është tejet e madhe saqë mund ta ndriçojë gjithë galaktitën dhe duket sikur lind ylli i ri vigan kur në të vërtetë ndodh e kundërta dhe ylli shembet), kështuqë sipas parashikimeve astronautike pas 3 mijë vitesh ylli Vega do ta zëvendësojë yllin e veriut të njohur si “Polaris” (shqipëritmthi si “veri-ylli”) prandaj nga arsyeja lëvizore një nga shtatë yjet, njëra nga shtatë vajzat (Merope) nuk duket sepse është mbuluar nga motra tjetër dhe duken gjashtë (ndonëse me të vërtetë në afërsi të tufës ka më shumë se shtatë yje por jo për efekt të rrëfimit mitologjik) - yjerrëfimi i bukur pikëlidhtas me yje mbi pëlhurën qiellore, ndërkaq spikat edhe aftësia e stërgjyshërve tanë të lashtë se shkruanin mbi pëlhurën qiellore duke bashkangjitur yjet dhe të parët tanë shpikën shqipen e shenjtë për nga lashtësia kur popujt tjerë ende jetonin nëpër shpella e shkretëtira.

Rrjedhimisht, edhe në gjuhën japoneze “Subaru” nënkupton “Bashkim” por edhe tufë yjesh që shpalosen me logon përkatëse të Plejadës dhe numëron vetëm 6 yje por spikat njëri yll më i madh sepse mbulon mungestarin e shtatë, ndërsa nga gjuha koreane kemi përvetësuar edhe një fjalë tjetër të huaj “Sam Sung”, që nënkupton “tre yje”, të cilët i përkasin rripit tre-yjor të gjuetarit Orion.

Në drejtim të tufës së shtatë shenjëzave, ose “yllzave” sepse janë vasha dhe motra, ndoshta edhe zana por nga e njëjta nënë, tregon edhe pishtari i shtatores së dalluar “Zonja Liritare” (“Lady Liberty”) në Nju Jork që mirëpret mërgimtarët me liri të kufizuar sepse mund të riatdhesohen me “fshesën e mikpritjes” pasi nuk janë pronarët pushtuesit e vendit të të cilëve u përkushtohet shtatorja tjetër “Zonja Liri” (“Freedom Lady”) mbi Shtëpinë e Kongresit Amerikan, “Selia e Pronarëve”, kurora e së cilës përbën shtatë rreze mirëpo mbijnë edhe shumë përcaktime të tjera që i përkasin numrit shtatë, falë fjalës “plejadë”, por edhe shumë simbole të tjera siç njihet vetë rrëfimi ungjillor i shtatë ditëve të krijimit të gjithësisë (ose 6 ditë + 1).

Mjafton të hetojmë aftësinë e jashtëzakonshme të të parëve tanë që shpikën mënyrën e ruajtjes dhe përcjelljes së mësimeve dhe rrëfimeve tyre të lashta nëpërmjet pëlhurës qiellore e cila nuk ndryshon për mijëra e qindramijëra vite, me yjerrëfimin pikëlidhtas të shenjëzave qiellore.

Zgjim e zgjuarsi, paqe e planet.

© Burim Bardhari