Kur bien maskat - Nga Dritan Goxhaj
- Published in Andej-Këtej
Besoj ashtu siç edhe e keni parë nëpër media tashmë, Damasku ra dhe “regjimi i Assadit” nuk është më. Siria pushoi së ekzistuari. Ushtria siriane as që provoi të rezistonte, u shkri si bora nën rrezet e diellit. Dhe ky është vetëm fillimi. Të gjithë burgjet janë hapur, të gjitha kazermat ushtarake po plaçkiten nga terroristët të cilët tani gjithë bota mbarë po i quan “rebelë, opozitarë”.
Ndërsa ushtria pushtuese izraelite, duke përfituar nga ky kaos i sponsorizuar prej saj, prej turqve dhe amerikanëve të CIA-s, ka kaluar kufirin në Lartësitë Golan dhe po avancon pa pengesa, dhe në marëveshje me grupet terroriste që i ka mbështetur deri më tashti, 25 km në brendësi të territorit sirian, duke vënë nën kontrollin e saj çdo lloj baze ushtarake që i përkiste ushtrisë siriane. Me preteksin për të krijuar një zon tampon ushtarake të përkohëshme për të siguruar kufijtë e shtetit të Izraelit. Duke pasur parasysh se që nga 1948 e deri më sot çdo territor që ata e kanë marrë gjithnjë mbi të njëjtin pretekst dhe “përkohësisht”, do të thotë që nuk e do e kthejnë më.
Me futjen e forcave të ushtrisë pushtuese të Izraelit në territorin e Sirisë, më në fund u mor vesh edhe qëllimi i asaj që në 2009 me sponsorizim të CIA-s dhe dirigjim të MOSAD-it u quajt nga mediat perendimore si “Pranvera Arabe”, e që kishte si qëllim të vetëm të mbillte kaos në vendet arabe duke rrëzuar qeveritë nacionale, duke futur luftën sektare fetare ndërmjet muslimanëve, për të dobësuar kështu çdo lloj rezistence të mundshme nesër, që do të pengonte avancimin e ëndrrës së Zionistëve terroristë për të krijuar Izraelin e Madh.
Kjo nisi në vitin 2003 me sulmin amerikan ndaj Irakut nën preteksin e rremë të armëve të shkatërrimit në masë, pasi Iraku ishte bastioni i parë i nacionalizmit arab ndaj hegjemonisë zioniste. Më pas duhej sulmuar Kadafi pasi ai përbënte problemin kryesor të sponsorizimit të nacionalizmit arab. Dhe për këtë arsye u përdor NATO si një vrasës me pagesë dhe u riaktivizua Al-Kaeda nga e para. Libia përbënte edhe një depo të vlefshme armësh për gjithë grupet terroriste, kështu që amerikanëve dhe zionistëve nuk do iu duhej të harxhonin para për të siguruar armë për terroristët që po përgatisnin për në Siri, por thjesht do i transferonin ato nga Libia drejt Turqisë. e pastaj që aty në Siri.
Në një moment që përkoi me fushatën elektorale të Obamës për mandatin e tij të dytë, amerikanët e ndalën këtë transferim terroristësh dhe armësh, pasi nuk donin që të ndikonte negativisht në fushatën e presidentit, por harruan t’jua shpjegonin këtë gjë edhe grupeve terroriste që ngritën e që po bashkpunonin tashmë në Siri dhe në Libi.
Dhe për këtë arsye këto grupe duke menduar se u tradhëtuan nga amerikanët sulmuan bazën e CIA-s në Bengazi të Libisë ku edhe vranë ambasadorin amerikan atje, i cili kishte vajtur për të biseduar me Konsullin e përgjithshëm të Turqisë në Libi, edhe ai i vendosur në Bengazi për të monitoruar këtë fluks terrorizmi drejt Sirisë nëpërmjet Turqisë. Por kjo është komplet një histori më vete, që e ceka sa për të futur lexuesin në idenë e asaj që po shpjegoj.
E gjithë kjo katrahurë mund të shpjegohet me një email të bërë publik nga Wikileaks, me vetëm dy rreshta, dërguar në shkurt të vitit 2012 Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, nga Jake Sullivan (Jake Sullivan, i lindur Jacob Jeremiah Sullivan) që sot mban detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të Amerikës, ndërsa në atë kohë ishte në detyrën Drejtor i Planifikimit të Politikave në Shtëpinë e Bardhë në presidencën Obama: “AQ is on our side in Syria. Otherwise, things have basically turned out as expected”. “AQ (shkurtim për Al Qaeda) është në anën tonë në Siri. Përndryhse, gjërat po rezultojnë ashtu si e kemi pritur/parashikuar”
Parashikimi i tyre u realizua me një vonesë 12 vjeçare. Kjo pasi në mes, në një moment të caktuar të këtij plani perfid dhe pervers për të rrëzuar edhe shtetin e fundit nacionalist arab (që i kish mbetur si pengesë Zionismit terrorist të Izraelit për të realizuar ëndrrën e tij biblike të Izraelit të Madh) ndërhynë ushtarakisht në krah të Sirisë, në fillim Irani, e më pas me kërkesë të Iranit dhe të vetë Sirisë edhe Rusia.
Por sot që ushtria siriane dhe komanda e saj e lartë tradhëtuan jo vetëm komandantin e tyre por edhe vetë Sirinë, duke ia shitur atë organizatave terroriste të sponsorizuara, krijuara, trajnuara, armatosur e drejtuar edhe ushtarakisht nga Turqia, Izraeli, NATO e Amerika, dy vendet që e mbajtën Republikën Siriane në këmbë ndaj gjithë këtij terrorizmi perendimor, Rusia dhe Irani, duke parë se vetë ushtria siriane po dorëzonte pozicionet e saj pa shkrepur asnjë fishek, vendosën të tërhiqeshin pasi ato nuk hynë në Siri për të luftuar për Sirinë dhe sirianët, por me Sirinë dhe sirianët kundër terrorizmit të sponsorizuar, për të mbrojtur nacionalizmin arab të mos binte preh i kurthit zionist.
Në një shkrim timin të mëparshëm pata argumentuar se kjo luftë në Siri do të jetë një humbje strategjike për Perëndimin. Në rast se do e shohim vetëm në aspektin ushtarak, një pjesë mund ta marrin si një fitore strategjike ushtarake të Perëndimit ndaj Rusisë dhe Iranit, por në realitet kjo do të ishte e tillë nëse Irani dhe Rusia do të ishin angazhuar ushtarakisht në këtë konflikt kësaj here dhe ndoshta ky ka qënë edhe kurthi.
Por iranianët dhe rusët si duket e nuhatën (shërbimet sekrete do e kenë zbuluar shitblerjen e oficerëve sirianë) këtë dhe vendosën të mos hyjnë duke e shmangur komplet këtë përballje me këto grupe terroriste, e cila do i vinte rusët dhe iranianët në të njëjtën pozitë në të cilën ndodhen rusët në Ukrainë. Ndaj nga ana ushtarake nuk kemi asnjë humbje strategjike ushtarake për Rusinë dhe Iranin.
Sa i përket Perëndimit, humbja strategjike ushtarake sapo është në fillet e saj. Kjo pasi ajo që deri më tashti, pra problemi sirian konsiderohej problem i Rusisë dhe i Iranit, brënda natës u transferua tek Perëndimi dhe NATO, tek Turqia, Amerika dhe Izraeli. Dhe tashmë të gjitha ato grupe terroriste të sponsorizuar do fillojnë të luftojnë njëri-tjetrin për arsye pushteti dhe kontrolli territori, për qëllime të përfitimit ekonomik, por edhe për arsye të sektarizmit fetar. Dhe kështu do fillojnë të ngrihen kundër padronëve të tyre duke rrezikuar kështu bazat amerikane, turke dhe izraelite në Siri.
Iranianët tashmë janë tërhequr dhe për ta kjo mund të konsiderohet një humbje politike. Ndërsa rusët vazhdojnë të mbajnë bazat e tyre në Latakia dhe në Tartus, të cilat ndodhen në një territor të banuar me sirianë muslimanë të sektit Alevi, të cilët duke qënë se janë edhe sekti kryesor që mbështeste Assadin janë të detyruar të mbajnë marëdhënie të mira me rusët për t’u mbrojtur nga terroristët që tashmë kanë marrë Sirinë.
Ndërsa të fituarit e mëdhej për momentin janë të parët zionismi terrorist izraelit i cili jo vetëm arriti të marrë territor brënda Sirisë, por tashmë me largimin e Iranit nga Siria, ka izoluar totalisht Hezbollahun dhe shumë shpejt pasi të stabilizojë gjëndjen dhe territorin e pushtuar në Siri, do t’i kthehen sërish luftës me Hezbollahun e dobësuar dhe pa mbështetje ushtarake, me qëllimin për ta përzënë atë nga jugu i Libanit dhe për të marrë nën kontroll gjithë territorin deri në lumin Litani, që shtrihet gati 30 km nga kufiri aktual i Izraelit. Normalisht edhe këtë territor “përkohësisht” do e marrin.
Fituesit e dytë janë turqit, të cilët tashmë edhe ata po avancojnë ushtarakisht në brendësi të territorit sirian me qëllimin e aneksimit të këtij territori dhe dobësimin e elementit kurd në Siri, në fillim të atij të PKK dhe më pas edhe të elementit sirian kurd, i cili për momentin gëzon mbrojtjen e Amerikës.
Humbësit në gjithë këtë katrahurë janë vetëm sirianët dhe arabët muslimanë , të cilët të gënjyer nga kryqëzata zioniste kanë mbërritur në derexhenë që më shumë urrejnë muslimanët e tjerë jo arabë dhe arabë, sesa urrejnë gjenocidin zionist në Gaza.
Më në fund me zhvillimet e reja në Siri ra edhe maska e Perëndimit se të gjithë këtë përpjekje mbi 10 vjeçare e kishte me qëllimin e prurjes së “demokracisë” dhe “civilizimit perendimor” në Siri.
P.S. Rroftë terrorizmi ndërkombëtar dhe ai Zionist, në emër të “demokracisë”, si vlerë e shtuar e Perëndimit.
© Dritan Goxhaj