Shqipëria në krye të listës për “The Indipendent”
- Published in Andej-Këtej
Shqipëria u rendit si një nga vendet më pak të lumtur Ballkanit sipas Raportit Botëror të Lumturisë të OKB-së këtë vit, në pozicionin e 112-të duke ia kaluar edhe Irakut.
Por Sophie Buchan, botuesja e ‘The Independent’, Shqipërinë do të vendoste në krye të listës. “Dhe unë nuk jam apo nuk mendoj se jam një turiste e palumtur”- shprehet ajo.
“Shqipëria mund të jetë më pak e lumtur se Palestina e okupuar në Indeksin e Lumturisë Botërore, por ju nuk e merrni këtë përshtypje në terren. Disa nga kujtimet më të bukura të udhëtimit vijnë nga ky vend misterioz – i izoluar pothuajse tërësisht nga bota nën diktaturën e Enver Hoxhës. Më kujtohet kur qëndrova për një javë në një kështjellë (Kalaja e Krujës) duke ngrënë ushqim të gatuar në shtëpi çdo mbrëmje brenda mureve të shekullit të 5-të. Më në Veri, në malet e Thethit (që është një nga destinacionet më të mira të pazbuluara në Europë), isha e lumtur në përpjekjet e mia për të ecur në këmbë nga një familje lokale që më ftoi për të pirë rakinë e bërë vetë, teksa më tregonte historinë e maleve të mallkuar. Pastaj më prezantoi me arinjtë e fqinjëve (të cilët kishin me vete një birrë)..."
Ka diçka për fshatrat e Ballkanit që më shtyn të them se as kodrat e Toskanës apo pamjet e famshme në jug të Francës, kurrë nuk munden ta përçojnë. Gëzimi këtu nuk duhet të gjendet në shenja të dukshme. Por këto vende e çlirojnë mendjen tuaj dhe ju lejon të përjetoni gëzim në një mënyrë që thjesht destinacionet e njohura nuk e bëjnë. Shkoni pa paragjykime dhe takoni disa nga njerëzit më pak të ashpër në planet”- sugjeron Buchan.



