Andej-Këtej

Ylli Dylgjeri: Më mirë lakuriq dite në Shqipëri se lakuriq nate në Gjermani...

Andi, miku im, jeton prej vitesh në Gjermani.

I sistemuar me punë dhe familje e ka ndërtuar jetën pa dalluar nga një shtetas gjerman.

Andi punon ndër të tjera edhe për një kompani prestigjoze të prodhimit të produkteve të aluminit. Komunikoj shpesh me Andin duke ndarë opinione poiitike e vlerësime për lajmet që vinë nga të dy vëndet tona të pa krahasueshme.

Ja çmë shkruajti sot në inbox:

“Ishim dje me arkitektin pasi duhej prishur një magazinë 11 000 m2 për nevojat e firmës. Problem ishte se aty në godinën e vjetër kishte lakuriq nate. Duhen kapur lakuriqët fillimisht për ti çuar diku në një qënder kujdesje ku të vazhdojnë të jetojnë. Por për ti kapur duhej një tel special ngjyrë e zezë 35 cm. Metoda e kapjes ishte: fillimisht duhet ti gudulisësh në bark dhe kur të bien poshtë duhet ti presësh me thes të butë extra, t'ju bësh foto, dhe më pas ti çosh në destinacionin e caktuar për to.

Nëse i dëmton gjoba është 50 mijë euro për 1 lakuriq nate. Nuk është humor Dylgjer!”

Kaq më shkruante Andi.

Në përgjigjen time i shkruaj:

Andi,

Nuk më habit ky trajtim që i bëni Ju gjermanët lakuriqit të natës. Ne shqiptarët kështu i trajtojmë njerëzit lakuriq dite. Një lakuriq dite e përkëdhelëm te një vend që s'thuhet në një plazh perëndimor, dhe nuk e çuam në asnjë qëndër rehabilitimi por... e votuam qysh para 20 viteve. Sot e kemi akoma Kryeministër.

Tani ku është më mirë Andi?

Të jesh lakuriq nate në gjermani apo lakuriq dite në Shqipëri?