Andej-Këtej

Raporti: Shpërthimi i idiotizmit përhapet 10 000 herë më shpejt se virusi korona

photo credit: thebeaverton.com
Nga: Alex Huntley

TORONTO - Zyrtarë të shëndetësisë publike në Toronto kanë konfirmuar 50,000 rastet e para të trutharizimit të keqinformuar, ndërkohë që teoritë konspirative ksenofobike dhe përrallat me kurime të paqëna vazhdojnë të pushtojnë mediat shoqërore.

“Kthimi në idiot me brirë në kohën e shpërthimit të sëmundjeve infektive rezulton të jetë shumë më ngjitës nga ç’ishte menduar më parë,” deklaroi Dr. Jeanne Smith e Shëndetit Publik të Torontos.

“Mohimi i fakteve del se është jashtëzakonisht i lartë, veçanërisht në rradhët e popullsisë trupeshke, atij 5 përqindëshit me nota më të ulta në shkollë të mesme.”

Me dhjetra mijëra vetë u prekën nga një lajm i ri i rremë sipas të cilit pretendohej se virusin korona e kishte zhvilluar qeveria kineze në një Laborator Kombëtar të Kanadasë, duke lënë të paktën 10,000 të prekur edhe më budallenj se ç’kishin qënë.

Zakonisht pacientët nuk para i shfaqin simptomat deri në çastin kur postojnë në Facebook.

Janë marrë masa për futjen në karantinë të tetkave që përhapin thashetheme mbi kura natyrore që veprojnë 100%, ndërsa xhaxhallarët racistë që dërdëllisin kur ulen për të ngrënë darkë po izolohen në qese plastike të cilave iu mbyllet gryka fort.

“Epidemiologjistët tanë po punojnë fort për të identifikuar idiotin zero, megjithëse ka të ngjarë që të ketë edhe shpërthime të tjera sporadike të budallallëkut të lidhur me virusin korona,” shtoi Dr. Smith.

Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë druhen t’i shpjegojnë popullsisë një teknikë shumë të ndërlikuar parandaluese: larjen e duarve.

 

Burimi: thebeaverton.com

Shqipëroi: Arben Kallamata