Andej-Këtej

Skeda seksuale e një Ambasadori - Nga Ylli Dylgjeri

Heee… skandalet s’kishin të sosur edhe atëhere nën qeverisjen majtas. Skandalet financiare ishin të fundit, nuk para kërcisnin, por skandalet seksuale konkuronin me rradhë. Herë një ministër, herë një deputet, e herë një ambasador kapej në flagrancë. Ishin të mbuluar tërë sektoret.

Të majtët në pushtet ishin edhe në seks të programuar. Seksi është përdorur gjatë gjithë historisë për synime politike dhe madje ka arritur të përmbysë edhe dinasti dhe të ndryshojë rrjedhën e historisë. Nga ana tjetër thuajse të gjithë sunduesit apo njerëzit e pushtetit kanë abuzuar me të për përfitime seksuale, shpesh duke dalë jashtë çdo kuadri normal njerëzor.

“Nga gjithë kënaqësitë e botës, njeriu kërkon më shumë kontaktin seksual. Ai do të bënte gjithçka për të - të rrezikojë pasurinë, karakterin, reputacionin, madje edhe vetë jetën”, ka thënë Mark Twain.

Nejse, i pari i ynë përmbahej, edhe pse u tregoi burrërisht rrugën kolegëve duke u divorcuar nga gruaja e më pas u rimartua pa e dredhur. Sinjal ky që tregoi ndershmëri e karakter, por te vartësit nuk të falte: kurvar është ai që kapet - u thoshte kur i shfajësoheshin.

E kështu rrodhën kurvarët, nga qeverisja në qeveri, nga Kryeministri i vjetër te Kryeministri i ri. Njëri, ministër, u justifikua kur u kap nga kolegu “se po i vizitonte puçrën vartëses”. Një tjetër Ministër u bë qepaze me gruan, por më interesanti ishte një diplomat i lartë. Jetonim kohën e “diplomacisë seksuale”.

Diplomati i lartë, i çliruar nga paragjykimet i hidhte edhe në letër takimet. I priste me protokoll “shoqet” nga Tirana. Në një skedë fiksonte tërë lëvizjet qe do kryente me vizitoren qeflije që vinte nga Tirana për Konferencë.

Po, ku rri gjë pa dalë në këtë vend! Skeda u kap. E plasi gallata korridoreve të institucionit qëndror.

Diplomati shkruante:

Program Pritje për Madam X

Ora 9:00 - Pritje në Aeroportin Internacional Dulles, Washington DC;

Ora 9:30 - 10:30 Coffee time;

Ora 11:00 - 13:00 Shopping, blerje çarçafësh...;

Ora 12:00 - Largim i gruas nga shtëpia;

Ora 13:00 - 14:30 Dreka;

Ora 16:00 - 17:00 Hedhje e fotove seksuale nga celulari në kompjuter;

Ora 17:00 -18:00 Mësim tregues seksual për “zogun” nga Tirana në zyrë ose shtëpi ...e me radhë oraret e programuara deri në orën 21:00.

Këtu plaste peshku. Orari në skedë, me bold fiksonte:

21:00 e në të gdhirë - Dashuri pa fund!

Ora 02:00 - 03:00 Pas aktit të parë seksual, foto nudo në shtrat me celular...

Ky kokërr diplomati, jeton edhe sot. Jo vetëm jeton, por edhe na moralizon. Na mëson edhe si duhet të sillemi me ndërkombetarët.

Dhe njëlloj si në seks na propozon: Ndërkombëtarët jo vetëm ti respektojmë, por duhet t’i duam deri në... dashuri pa fund!

P.S. Një kopje e programit lihet në kompjuter dhe një kopje i jepet “zogut” nga Tirana. Shoferi udhëzohet verbalisht... për ngjarjen seksuale mbahet ditar në kompjuter.

©Ylli Dylgjeri