Kanada

West Coast Symphony Orchestra e Vancouver zhvillon turne në Ballkan-Dirigjent Bujar Llapaj

  • Published in Kanada

Nga data 18- deri më 30 mars 2018, nën drejtimin e dirigjentit te mirënjohur shqiptaro-kanadez Bujar Llapaj, West Coast Symphony Orchestra e qytetit të Vancouver-it në Provincën e Kolumbisë Britanike, do të zhvillojë një turne koncertesh në disa qytete të Ballkanit. Koncertet do të zhvillohen në Shqipëri, përkatësisht Gjirokastër dhe Shkodër; në Mal të Zi, Ulqin; Kosovë, Prizren dhe Prishtinë e së fundi në Tetovë të Maqedonisë.

Ky është turneu i dytë që zhvillohet në hapësirat shqiptare të Ballkanit dhe qëllimi i turneut është njohja direkte dhe këmbimi i kulturave si një mjet i fuqishëm për afrimin dhe miqësimin e popujve.

Me këtë synim është përzgjedhur edhe një repertor kryesisht nga kompozitorët kanadezë si Morley Calvet – “Suitë me këngë popullore Kanadeze”, Stefan Hintersteininger - Koncert për saxofon dhe orkestër me soliste të mirënjohurën Julia Nolan, Jin Hopson – “Qyteti nga West Coast”, Suitë Premierë botërore, Elizabeth Knudson  – “Equinox” për oboe, violin, viola, çello dhe orkestër, Appalachian Spring nga kompozitori amerikan Aaron Coplan si dhe dy pjesë të njohura nga kompozitorët shqiptarë të cilat janë Uvertura “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi si dhe 2 numra të Suitës “Skënderbeu” nga Çesk Zadeja.

Pëveç koncerteve dhe vizitave në vende historike të rajonit grupi i artistëve nga Kanadaja do të dhurojë edhe disa instrumenta muzikorë për Shkollën e muzikës në Gjirokastër dhe për një shkollë të re në Prizren. Instrumentet janë donacione nga vetë anëtarët të orkestrës dhe miq të saj.

Gjithashtu do ti dhurohen Bibliotekës së qytetit të Gjirokastrës rreth 40 libra nga literatura dhe historia e Kanadasë për të krijuar kësisoj aty edhe Seksionin Kanadez. Në bisedë telefonike me FlasShqip, dirigjenti Bujar Llapaj përzemërsisht ka falenderuar West Coast Symphony dhe veçanërisht Presidentin e saj Paul McEwen për realizimin e këtij eventi.  Për Maestro Bujar Llapaj, një iniciative të tillë i përshtatet thënia e Shenjtores Nënë Tereza “bëjmë gjëra të vogla por me zemër të madhe”. Pas përfundimit të turneut, FlasShqip do të paraqesë një informacion më të plotë e do të realizojë gjithashtu një intervistë të zgjeruar me dirigjentin e mirenjohur shqiptaro-kanadez.

©FlasShqip.ca