15 shkurt - Dita e Flamurit Kombëtar të Kanadasë
- Published in Kanada

Në Kanada, Dita e Flamurit (në anglisht Flag Day), e njohur zyrtarisht si Dita e Flamurit Kombëtar të Kanadasë (National Flag of Canada Day), festohet çdo vit më 15 shkurt dhe përkujton nisjen e përdorimit zyrtar të flamurit të Kanadasë si simbol kombëtar, pikërisht si sot 60 vjet më parë në vitin 1965. Kjo ditë festohet me ceremoni publike dhe programe edukative në shkolla. Nuk është festë zyrtare, megjithëse ka pasur diskutime për një mundësi të tillë.
Historia
Flamuri aktual zëvendësoi Red Ensign kanadez, i cili, me disa ndryshime të njëpasnjëshme, u përdor si flamur kombëtar i Kanadasë që nga viti 1868.
Red Flag Enseigne (versioni 1957-1965)
Me iniciativën e kryeministrit Lester B. Pearson, rezolutat që rekomandonin flamurin e ri u miratuan nga Dhoma e Komunave më 15 dhjetor 1964 dhe nga Senati dy ditë më vonë.
Flamuri, i dizajnuar nga George Stanley, u miratua zyrtarisht nga Mbretëresha Elizabeta II, kreu i shtetit kanadez, më 28 janar 1965 dhe nisi të përdoret si simbol kombëtar më 15 shkurt të po atij viti.
Dita e Flamurit Kombëtar të Kanadasë u miratua në vitin 1996 me një dekret të Guvernatorit të Përgjithshëm Roméo LeBlanc, me iniciativën e kryeministrit Jean Chrétien.
Burimi: Wikipedia dhe Enciklopedia Kanadeze