Kanada: Kur diplomatët kërkojnë statusin e refugjatit politik
- Published in Kanada
Sipas një raporti të Qeverisë Kanadeze, më shumë se 100 persona me status diplomatik kanë kërkuar strehim në Kanada gjatë 10 viteve të fundit. Lajmi konfirmohet nga Radio-Canada.
Nga marsi i vitit 2016 e deri në fund të prillit 2018, numërohen 30 raste kërkesash azili, për një numër total prej 104 diplomatësh dhe familjarësh të tyre. Gjithsesi, raporti në fjalë nuk përmend emrin e vendeve të origjinës.
Sipas Janet Dench, drejtuese e Këshillit Kanadez për Refugjatët, edhe pse diplomatët konsiderohen si persona “të privilegjuar”, janë rrethana të caktuara që i shtyjnë ata të marrin vendimin për të braktisur vendin e origjinës.
Motive për kërkesa të tilla citohen më së shumti ndyshimet e qeverive apo fakti që një regjim i caktuar kryen shkelje të përsëritura të të drejtave të njeriut. Për rrjedhojë, disa diplomatë ndihen më të sigurt për jetën duke qëndruar në Kanada.
Janet Dench ka konfirmuar gjithashtu që shyrtimi i kërkesave nga ana e Qeverisë Kanadeze bëhet rast pas rasti dhe bazohet në kritere rigoroze që ndihmojnë të kuptohet cilat janë kërkesa legjitime. Kësisoj, secila dosje azili gjykohet me paanësi nga Komisioni i Emigracionit dhe Statusit të Refugjatit, që është institucion i pavarur.
Burimi: Radio-Canada












