Kanada

Kanada: Beteja e tarifave doganore me USA mund të rrisë  çmimin e 9 produkteve

  • Published in Kanada

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Kanadanë për shfrytëzimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë midis dy vendeve. Ndërsa ai goditi fqinjin e tij verior me tarifa, Trump gjithashtu e quajti Trudeau "të butë" duke përdorur mbiemrin e tij të preferuar "i dobët". Në një demonstrim të integritetit dhe pavarësisë kanadeze, kryeministri Trudeau u hakmorr me tarifa të ngjashme, por ekspertët paralajmërojnë se metoda të tilla mund të kenë një efekt të kundërt në ekonominë kanadeze.

Në një të ardhme të afërt, sipas Këshillit për Shitje me Pakicë të Kanadasë, konsumatorët mund të presin që çmimet e këtyre artikujve shtëpiake të rriten në mënyrë dramatike:

  1. Kafeja

Kanadaja importon shumicën e kafesë së saj nga prodhuesit amerikanë. Kjo do të thotë që kanadezët po paguajnë një çmim të lartë për disa prej markave të tyre të preferuara. Alternativat, si importimi i kafesë nga Italia, gjithashtu do të jenë të shtrenjta, pasi konsumatorët duhet të paguajnë gjithashtu për koston e transportit në distancë të largët.

  1. Majoneza

Nuk ka furnizues kanadez vendas të majonezës. Të gjitha markat e njohura vijnë nga prodhuesit në Shtetet e Bashkuara.

  1. Letra higjenike

Prodhuesit e SHBA përbëjnë 97.5% të furnizimit total.

  1. Letra e shtypit

Furnizuesit vendas kanë deklaruar se nuk mund të përmbushin kërkesat kombëtare pa importin amerikan.

  1. Reçeli

Prodhimi lokal është i mirë për kanadezët që mbështesin fermat dhe bizneset e vogla, por produktet e ngjashme të dyqaneve ushqimore do të bëhen më të shtrenjta.

  1. Ushqimi për kafshë shtëpiake

Janë kontenierët plastike që do të nxisin rritjen e çmimeve të ushqimeve. Shumica e produkteve plastike vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

  1. Shtretërit

Industria kanadeze e tekstilit nuk mund të përputhet me homologun e saj amerikan. Rehatia tashmë do të bëhet më e shtrenjtë.

  1. Pajisjet elektronike

Frigoriferët, lavatriçet, makina larëse dhe kositëset e barit janë gjithashtu në prag të rritjes së çmimeve për shkak të tarifave të çelikut. Konsumatorët i blejnë këto produkte më rrallë, por këto investime të mëdha janë gati të bëhen edhe më të mëdha.

  1. Anijet

Pak njerëz blejnë anije dhe prandaj është e fundit në këtë listë. Por prodhuesit amerikanë prodhojnë pothuajse 95% të furnizimit global të mjeteve rekreative.

Burimi: Montreal Blog

Përgatiti: Albanian Montreal Press