Kanada

Pse të jetosh në Ottawa?

  • Published in Kanada

Ottawa renditet ndër vendet më të mira në botë për cilësinë e jetës që ofron, pastërtinë dhe komunitetin. Falë diversitetit kulturor dhe numrit të madh të të rinjve që banojnë aty meqënëse ka dy universitete, Ottawa është një qytet vibrues dhe rinor me një arkitekturë mahnitëse, lagje të lezetshme dhe qendër të lulëzuar. Me një popullsi rreth 1 milion banorë, Ottawa ka tendencën të rritet me 3% në 3 vitet e ardhshme. Ottawa është shumë e pastër dhe e gjelbëruar. Është e preferuar nga çiklistët dhe ka mundësira të shumta për aktivitete. Mund të bëhen xhiro në kanalin Rideau që përshkon qytetin, i cili ngrin në dimër duke u shndërruar në pistën më të madhe në botë për ski.  Stinët në Ottawa sjellin përjetime të ndryshme, një dimër i ftohtë dhe përrallor dhe verë e nxehtë dhe e lagësht

Ottawa është qytet dygjuhësh dhe shumë shërbime ofrohen edhe në frëngjisht edhe anglisht. Anglishtja kuptohet gjithandej, ndërsa po të dish frengjisht të shtohen mundësitë e integrimit më të shpejtë dhe gjetjes të më shumë punëve.

Kostoja e jetesës është e lartë por e përballueshme. Mund të gjesh apartament me qera nga 700-1400 dollarë në muaj në varësi të lagjes. Ngrënia në restorante kushton ca, sidomos në produktet e importit. Megjithatë rrogat janë mbi mesataren.

Papunësia është e ulët, gati 5.3%. Të preferuar për t’u punësuar janë analistët e sistemit informatik, programuesit dhe krijuesit e mediave interaktive. Ottawa është shtëpia e qeverisë kanadeze, e cila shihet si një nga punëdhënësit e konsiderueshëm në Kanada. Sektori publik ka punësuar rreth 20% të popullsisë të aftë për punë. Vitin e kaluar sektorët më të mëdhenj të punësimit ishin në fushën e shkencave natyrore, edukimit, jurisprudencës dhe komunitetit.

©Flasshqip.ca