Jeta në Calgary!
- Published in Kanada
Calgary shtrihet në një fushë të gjerë, shpesh me ngjyrë kafe në Albertan Jugore. Lartësia e Calgaryt është 1050 metra mbi nivelin e detit. Calgary është qyteti më i madh i Albertas, më i madh se Edmontoni, kryeqyteti i provincës. Calgary është rritur me shpejtësi në vitet e fundit. Klima është pothuaj e thatë prandaj peizazhi është kafe, qyteti ka shumë diell dhe reshje të ulëta. Malet Rocky ngrihen madhështorë në perëndim.

Nga të gjitha provincat e Kanadasë, provinca e Albertas është më e ngjashme me SHBA. Alberta ka çizme kaubojsish, rodeo, festivale të lopëve (Calgary nganjëherë quhet Cowtown) dhe gërmëzimet amerikane. Alberta ka një reputacion si shoqëri me qëndrime konservatore.
Calgary ka një shkallë të ulët të krimeve të dhunshme në krahasim me shumicën e qyteteve kryesore të Kanadasë. Megjithatë, norma e përgjithshme e krimit në Calgary u rrit me pothuajse tridhjetë për qind në vitin 2015, pasi kishte rënë për njëmbëdhjetë vjet rresht.

Alberta ka pjesën më të madhe të industrisë kanadeze të naftës. Rezervat e saj në formën e rërës, vlerësohen të jenë të dytat pas Arabisë Saudite. Calgary është një nga qytetet më të pasura të Kanadasë.
Taksat e ulëta kanë sjellë shumë biznese në Calgary. Bizneset e vogla në Alberta paguajnë vetëm 14 për qind taksë, dhe nuk ka taksë për pagat.
Qeveria, universitetet dhe shkollat nuk janë aq bujarë me paratë e tyre, por ofrojnë paga të arsyeshme dhe kushte të mira të punësimit.
Financat publike të Albertas janë shumë të shëndetshme, dhe standardi i kujdesit shëndetësor krahasohet në mënyrë të favorshme me pjesët e tjera të Kanadasë.
Shëndetësia
Megjithëse kujdesi shëndetësor është i mirë, rritja e jashtëzakonshme e Calgaryt do të thotë se mund të keni vështirësi për të patur një mjek familjeje kur të mbërrini rishtas në Calgary, sepse ka mungesë.
Nëse nuk jeni regjistruar në një mjek familjeje, por keni nevojë për shërbime mjekësore, ju mund të përdorni falas një klinikë mjekësore kudo, me kusht që të keni një kartë AHCIP (karta e Planit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor të Alberta).
Kur të mbërrini në Alberta ju duhet të prisni tre muaj para se të pajiseni me një kartë AHCIP. Kjo vlen nëse jeni duke u zhvendosur nga një shtet tjetër ose edhe nga një provincë kanadeze. Por gjatë kësaj kohe, duhet të merrni parasysh edhe sigurimin shëndetësor privat.
Mjedisi
Calgary ka një mjedis shumë të pastër. Ai u vlerësua si qyteti më i pastër në botë nga Forbes Magazine në vitin 2007 (ky është studimi më i fundit i publikuar) dhe si qyteti i pestë më i jetueshëm në botë në vitin 2016, për të shtatin vit radhazi.
Raporti i vitit 2011 për "rankimin e jetesës" mat 30 faktorë nën pesë kategori: stabiliteti, kujdesi shëndetësor, arsimi, infrastruktura, kultura dhe mjedisi. Calgary mori pikë të larta për kujdesin shëndetësor, arsimin dhe stabilitetin.
Calgary ka pak mbetje urbane, dhe ajri është i pastër. Në vitin 2010, Mercer bëri një studim të cilësisë së jetës në qytete anembanë botës dhe e vlerësoi Calgary-in si Eko-qyteti më i lartë në botë në bazë të shërbimit të heqjes së mbeturinave të qytetit, sistemeve të ujërave të zeza, ujit të pijshëm dhe disponueshmërisë së ujit dhe ndotjes së ulët të ajrit.
Macet dhe qentë duhet të jenë të licencuar nga Qyteti i Calgaryt. Rregulloret ndalojnë kafshët shtëpiake të shëtisin në qytet, kjo do të thotë që një mace duhet të qëndrojë në banesën e pronarit. Qentë nuk lejohen të vërdallisen me përjashtim kur janë në një oborr privat të rrethuar ose në një zonë të caktuar ku mund të shëtisin e vrapojnë pa zinxhirë. Calgary ka 149 zona publike të tilla duke arritur në një total prej më shumë se 3125 akër.

Calgary ka parqe të mrekullueshëm, të gjerë me kënde lojërash të mirëmbajtura. Parqet kanë rrugë tërheqëse dhe korsi biçikletash, sidomos parqet në lumin Bow.
Ndërtesat në qendrwn e qytetit janë të lidhura nga rrjeti +15 i urave për këmbësorët të paraqitura në një nga imazhet në këtë faqe.
Rrjeti +15 mund të ngrohet, kështu që ju mund të ecni nëpër ndërtesat dhe dyqanet e qytetit në dimër pa pasur nevojë për veshje dimërore.
Rrjeti (i quajtur kështu për shkak se ura është rreth 15 metra mbi tokë) është rrjeti më i madh i ndërtesave të lidhura me ura këmbësorësh në botë, rreth 16 kilometra në total.
Ku të jetosh në Calgary?
Çmimet e shtëpive të Calgary janë ende të përballueshme krahasuar me Vancouverin dhe Toronton. Zonat e banimit të preferuara të qytetit shtrihen në periferi të Veri-Perëndimit dhe Jugperëndimit. Këto janë afër pamjeve fantastike malore. Verilindja, ku ndodhet aeroporti, dhe disa zona industriale të Juglindjes janë më pak të preferuara.
©FlasShqip.ca












