Toronto-Pandeli Majko takohet me kreun e Parlamentit të Ontarios Dave Levac
- Published in Kanada
Ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërise, Pandeli Majko, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kanada, është pritur në një takim të veçantë nga kreu i Parlamentit të Ontarios Dave Levac, që e ushtron këtë funksion prej vitit 2011.
Majko e ka falenderuar Kryetarin e Legjislativit të Ontarios për vëmendjen e treguar nga ligjvënësit e provincës ndaj komunitetit shqiptar, veçanërisht me aktin e miratimit të ligjit që sanksionon muajin Nëntor si muajin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Ontario. Ai gjithashtu ka vlerësuar standartet e Kanadasë në trajtimin e emigrantëve si dhe e ka cilësuar diasporën shqiptaro-kanadeze si një nga më cilësoret.
Në takim, ku ishte prezent edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ottawa, Ermal Muça, është folur gjithashtu për mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit duke nënvizuar faktin që prezenca e një numri të konsiderueshëm shqiptarësh të natyralizuar në Kanada, është një urë lidhëse dhe një garanci më shumë në këtë drejtim në të ardhmen.
@Flasshqip.ca












