Kanada

Elliott konteston zgjedhjen e Doug Ford - Partia e konsideron rezultatin legjitim

  • Published in Kanada
Nga: Alban Tirana

Toronto - Pak orë pas shpalljes së njoftimit se Doug Ford është zgjedhur lider i Konservatorëve të Ontarios, konkurentja e tij kryesore, Christine Elliott ka deklaruar se e konteston rezultatin për shkak të  shumë  parregullsive të  ndodhura. Në komunikatën e saj për mediat, bëhet e ditur së në një total prej 12.000 pikësh të përllogaritura në rezultatin final, kishte më  pak se 150 pikë  diferencë midis dy konkurentëve.

Ish-deputetja dhe kandidate tre herë radhazi për kreun e Partisë Progresiste Konservatore të Ontarios, ka kerkuar hetim dhe shqyrtim të parregullsive. Komisioni përkatës brenda konservatorëve e ka hedhur poshtë kërkesën e saj duke e konsideruar rezultatin final legjitim. Rruga e vetme që i mbetet tashme Christine Elliot është vetëm gjykata. Të shohim cilat do të jenë  zhvillimet e mëtejshme brenda kampit konservator vetëm 3 muaj para zgjedhjeve të  7 qershorit, që vijnë  pas 15 vitesh dominancë  të  liberalëve.

@FlasShqip.ca