Kanada

Paqe në kampin konservator – Elliott njeh fitoren e Ford

  • Published in Kanada

Toronto – Brenda 24 orëve mbyllet dhe debati për rezultatin e zgjedhjeve që nxorrën fitues Doug Ford, tashmë lideri i ri i konservatorëve të Ontarios. Christine Elliott e ka pranuar humbjen dhe ka uruar publikisht shefin e ri të partisë, pas një takimi disa oresh të zhvilluar dje pasdite mes saj dhe Doug Ford.

Interesant për tu përmendur, është fakti që konservatorët përdorin një sistem zgjedhjeje të ngjashëm me atë presidencial amerikan, ku përcaktues në fund nuk është vota e anëtarësisë, por pikët e grumbulluara sipas kolegjeve (zonave) zgjedhore.

50,6 % me 49,4 % ka qenë rezultati i pikavarazhit përfundimtar që nxorri fitues Doug Ford. Megjithëse Christine Elliot mori rreth 2000 vota më shumë nga anëtarësia, ishin kolegjet me më shumë pikavarazh ato që vendosën nga do të anonte balanca.

Merr fund kësisoj Saga e lidershipit konservator që nisi me dorëheqjen e Patrick Brown dhe u mbyll sot pas dy ditesh dramatike, në fund të te cilave tenorët e opozitës ontariene vendosën paqen.

Sfida tani për ta mbeten zgjedhjet e pritshme të qershorit. Lideri i sapozgjedhur ka deklaruar që konkurentët në garën qe sapo u mbyll do jenë pjëse e rëndësishmë e ekipit të tij. Ndërkohë, paraditen e djeshme Doug Ford ka marrë pjesë në këmbë, në paradën tradicionale që zhvillohet çdo vit në Toronto me rastin e Saint Patrick’s Day.  

@FlasShqip.ca