Kanada

Ontario – Sipas një sondazhi Ford mund të zgjidhet kryeministër

  • Published in Kanada

Toronto - Sipas një sondazhi të fundit online, votuesit e Ontarios do të zgjidhnin Shefin e ri të Partisë Progresiste Konservatore, Doug Ford, si kryeministër të ri të provincës në zgjedhjet e pritshme të 7 qershorit.

Doug Ford shihet si më i kuotuari përballë Kryeministres aktuale, Kathleen Wynne dhe Kryetares së NDP të Ontario-s Andrea Horwath. Sondazhi u krye gjatë kësaj jave, vetëm pak ditë pas zgjedhjes së Ford në krye të konservatorëve. 24% mendojnë që ky i fundit mund të jetë më i mirë si kryeministër ndërmjet tre kandidaturave. Andrea Horwath renditet e dyta me 15% ndërsa Kathleen Wynne mbetet e fundit me vetem 13% mbështetje nga pjesëmarrësit në sondazh.

Interesant është fakti që, në se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, rezultatet sipas sondazhit do të ishin 42% për konservatorët, 26% për liberalët dhe 24% për NDP.

Ky sondazh u realizua online ndërmjet 12 dhe 14 mars nga Instituti Léger. Në total morën pjesë 1008 qytetarë të me të drejtë vote nga Ontario.

Burimi: Radio Canada

@FlasShqip,ca