Kanadaja humb legjendën e humorit
- Published in Kanada
Komediani i njohur kanadez Mike MacDonald ndërroi jetë në moshën 63 vjecare për shkak të komplikacioneve në zemër në një spital në Ottawa.
Organizata të ndryshme kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e një legjende. Komediani ka prekur jetën e shumë njerëzve- shprehet Howard Wagman, pronari i Yuk Yuks Ottawa, aty ku dhe aktori performonte.
Mike MacDonald Lindi në Francë. Ai u rrit në vende të ndryshme të botës mes ushtarakëve. Kur i ati doli në pension familja u vendos në Ottawa ku Mike ndoqi Brookfield High School. Ai u zhvendos në Toronto në fund të viteve ‘70. Gjatë 40 viteve të karrierës së tij ai udhëtoi përgjatë Amerikës së Veriut duke dhënë një numër të madh shfaqjesh si Just for Laughs, Late Night with David Letterman, The Arsenio Hall Show and the Comedy Club All-Star Show. I njohur për shumë kohë si aktori i humorit më në zë në Kanada, ai shkroi dhe interpretoi në 3 edicione speciale të CBC, si: Mike MacDonald; On Target; My House! My Rules; and Happy As I Can Be.
Problemet shëndetësore të aktorit iu shfaqën në 2011 kur ai u diagnostikua me hepatit C. Pasi priti për shumë muaj për transplant mëlçie, e kreu edhe në sajë të suportit të fansave të tij.
Kanadaja humbi një nga legjendat e interpretimit të humorit, në skenë, ekran dhe mikrofon.












