Kanada

Komisari për Mbrojtjen e Jetës Private i Kanadasë do të hetojë Facebook

  • Published in Kanada

Pas Komisionit Amerikan Federal të Tregëtisë, Komisariatit Britanik për Informacionin dhe Parlamentit Europian, duket se i ka ardhur radha tashmë për hapjen e një hetimi mbi skandalin e të dhënave Facebook, Komisarit për Mbrojtjen e Jetës Private të Kanadasë.

Sipas raportimit të Radio-Canada dhe La Presse Canadienne, Komisari Daniel Therien ka komunikuar nisjen e këtij hetimi zyrtar të martën pasdite më 29 mars, në vijim të një ankese kundër Facebook në raport me akuzat e bëra në drejtim të kompanisë Cambridge Analytica.

Duket se etapa e parë do të konsistojë në marrjen e konfirmimit nga Facebook në se janë cënuar apo jo të dhëna personale të qytetarëvë kanadezë. Gjithashtu hetimi do të mundësojë verifikimin e respektimit nga gjigandi i mediave sociale të Ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe dokumenteve elektronike.

Komisari Therien ka pohuar gjithashtu që institucioni që ai drejton do të vazhdojë bashkepunimin e ngushtë lidhur me këtë temë me Komisariatin Britanik apo autoritete të tjera përgjegjëse për mbrojtjen e të dhenave në se do të rezultojë e nevojshme.

Siç saktësohej dhe në komunikatën zyrtare, ligji parashikon si rregull “miratimin e qartë dhe të vlefshëm paraprak për mbledhjen, përdorimin dhe komunikimin e të dhënave personale nga sektori privat për qëllime komerciale.

Interesant të vihet në dukje, është fakti që ligji nuk përfshin partitë politikë, të cilat mund të ndodhë t’i perdorin të dhënat personale në mënyrë abuzive. Për këtë arsye, Komisari Therien ka përfituar nga rasti të deklarojë që i ka kërkuar Parlamentit të rregullojë ligjërisht mbledhjen, përdorimin dhe komunikimin e të dhënave personale prej prej tyre.

@FlasShqip.ca