Aeroporti Billy Bishop i Torontos, një nga më te mirët në botë
- Published in Kanada
Para dy ditësh, aeroporti Billy Bishop i Torontos është cilësuar si një nga aeroportet më të mira të Amerikes së Veriut nga Skytrax World Airport Awards. Vlerësimi u bazua tek votimi i pasagjerëve në anketimin më të madh botëror që kryhet çdo vit për të testuar sadisfaksionin e klientëve të linjave ajrore sa i takon aeroporteve.
Aeroporti Billy Bishop, u rendit në vendin e dhjetë në kategorinë e aeroporteve rajonalë më të mirë në Ameriken e Veriut, si dhe në vendin e dhjetë në renditjen botërore të aeroporteve me kapacitet vjetor më pak se 5 milion pasagjerë.
Vlerësimet e sivjetshme janë bazuar në 13.7 milionë pyetësore, të plotesuar nga më tepër se 100 mijë pasagjerë të kombësive të ndryshme, anketim që mbulon 550 aeroporte në të gjithë boten. Rezultatet e anketimit bazohen në 39 tregues kryesorë të performancës, siç janë koha e shpejtë e regjistrimit (check-in), lehtësia për të hyrë në terminal apo mirësjellja dhe cilësia e shërbimit të personelit. Është viti i pestë rradhazi qe aeroporti Billy Bishop fiton kete çmim prestigjioz.
“Është një nder i jashtëzakonshëm të konsiderohemi një nga aeroportet më të mirë jo vetëm të Amerikës Veriore por edhe në shkalle botërore nga Skytex World Airport Awards. Vlerësimet shumë pozitive që jepen nga vetë pasagjeret në këto sondazhe të paanëshme, flasin për punën dhe përkushtimin maksimal në shërbimin ndaj klientit nga personeli dhe aksionerët”- ka deklaruar Geoffrey Wilson, kreu ekzekutiv i PortsToronto, pronar dhe operator i aeroportit në fjalë.
Aeroporti Billy Bishop ju ofron një eksperiencë krejt të veçantë pasagjerëve me shërbime si autobuzët falas, salla pritjeje me shërbim të plotë, rradhë me kohëzgjatje më të shkurtër dhe afërsi me qendrën e qytetit. Një infrastrukturë aeroportuale dhe shërbimi që lehtëson bërjen e biznesit apo turizmin, portë hyrëse drejt Torontos, qytet metropol i klasit botëror.
Skytrax Awards është çmimi më i fundit për Billy Bishop. Më herët, në datën 6 Mars 2018, aeroporti u cilësua si aeroporti më i mirë në Amerikën e Veriut edhe nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Në vitin 2017 gjithashtu u rendit i gjashti në listën e 10 aeroporteve më të mira në botë për fluturimet private nga Condé Nast Traveler Reader’s Choice Awards.
Aeroporti Billy Bishop renditet i nënti në Kanada me më shumë lëvizje pasagjerësh. Gjatë vitit 2017 trajtoi 2.8 milion udhëtarë për biznes dhe turizëm. Gjithashtu është aeroporti i gjashtë i Kanadasë me më shumë fluturime për USA. Ofron fluturime drejt më tepër se 20 qyteteve të Kanadasë dhe Amerikës, me pika lidhjeje me më tepër se 80 destinacione ndërkombëtare. Billy Bishop është një portë e rëndësishme dhe një pikë kyçe për ekonominë e Torontos, me një qarkullim monetar vjetor më tepër se 2.1 miliard dollarë, që gjeneron 6 500 vende pune, duke përfshirë këtu 1 960 vende të lidhura direkt me veprimtarinë e tij.
Për më tepër informacion për Skytrax World Airport Awards 2018, mund të vizitoni www.worldairportwards.com
Burimi: www.portstoronto.com
Përgatiti: Ariola Mani












