Perëndimi kanadez mobilizohet në favor të kontrollit të armëvë të zjarrit
- Published in Kanada
Qindra manifestues kanë dalë dje në rrugët e qyteteve të mëdha në pjesën perëndimore të Kanadasë, në mbështetje të studentëve amerikanë të cilët reklamojnë një kontroll më rigoroz të armëve të zjarrit. “Jo më të rinj të vrarë nga plumbat” - ka qenë mesazhi i tyre, që i referohej në veçanti masakrës së fundit në një nga shkollat e Parkland të Florida-s, ku humbën jetën 17 vetë.
Nën shembullin e manifestimeve në më shumë se 100 qytete te USA por edhe në vende të tjera, qytetarët kanadezë kanë protestuar përpara konsullatave amerikane në Vancouver, Edmonton dhe Calgary. Në pankartat që mbanin në duar, lexoheshin mesazhe kundër armëve dhe kërkesa adresuar politikanëve amerikanë të cilëve u bëhej thirrje të vendosin ligjë më të forta për kontrollin e tyre.
Matthew Greenfield, ish-nxënës i shkollës së Parkland ku ndodhi masakra e fundit, sot student ne Universitetin e Calgary-t, është ndjerë i emocionuar kur ka parë angazhimin e kaq shumë kanadezëve, përfshi dhe shokët e tij të ekipit të hockey. “Kur dëgjon me shumicë histori të tilla arrin një moment që ndofta bëhesh i pandjeshëm, ndërsa kur kjo ndodh pranë teje, në shkollën tënde, ateherë rikthehesh në realitet” – ka deklaruar ai për Radio-Canada.
Manifestimin në Edmonton e ka organizuar një studente 19 vjeçare, Abbey Axelsson e cila beson që një sensibilizim i përgjithshëm mund të sjellë ndryshim. “Pasiviteti përballë ngjarjeve të tilla është i patolerueshëm. Nuk duhet lejuar më të vriten fëmijët”- është shprehur ajo teksa mbante në dorë një pankartë.
Manifestojmë për të mos harruar
Në protestën e Edmonton-it ka qenë prezent edhe një e mbijetuar e masakrës së Las Vegas-it të tetorit 2017, ku humbën jetën 58 vetë. Melissa Henning ka dashur të japë mesazhin që askush, në asnjë vend të botës nuk është 100% i mbrojtur nga rreziqe të tilla.

“Mos mendoni që jeni më të mbrojtur sepse në Kanada ka më pak ngjarje të tilla” – kanë qenë fjalët e saj. Edhe pse vazhdon të jetojë me ndjenjën e frikës, ajo ndihet e frymëzuar nga fakti që të rinjtë janë ngritur në këmbë në favor të ndryshimit. “Të gjithë duhet të jetojmë me ndjesinë e një jete të sigurt, e për këtë duhet të luftojmë sëbashku” - është shprehur e mbijetuara e Las Vegas-it.
Edhe në Vancouver, rreth 200 vetë kanë manifestuar në fillim të mbledhur në sheshin Jack Poole, për tu drejtuar më pas për nga Konsullata Amerikane. Annie Ohana, mësuese dhe një nga organizatoret e protestës, ka pohuar prerë se do të ndihej e dështuar në profesion, “në se nxënësit do frenkuentojnë shkolla të pasigurta”.
Burimi: Radio Canada












