Dua Lipa së shpejti në Toronto e Montreal
- Published in Kanada
Këngëtarja e re në moshë, por tashmë e mirënjohur Dua Lipa, ka planifikuar që të japë së shpejti një koncert në Toronto dhe të marrë pjesë në një festival muzikor në Montreal.
Në kuadrin e turneut “The US & Canada 2018 Summer Tour / Dua Lipa: The Self-Titled Tour”, ajo do të këndojë për artdashësit e saj të shumtë më 30 korrik në RBC Echo Beach Toronto (909 Lake Shore Blvd West) dhe nga 3-5 gusht në Osheaga Festival 2018 në Montreal (Parc Jean-Drapeau, 1 Circuit Gilles-Villeneuve).
Dua Lipa, këngëtare, autore këngësh dhe aktore britanike me origjinë shqiptare, e lindur më 1995 nga prindër prishtinalij, ka ngjitur shumë shpejt shkallët e suksesit muzikor.
Në janar 2017, Dua Lipa fitoi çmimin e parë si më e kërkuara e publikut europian (EBBA Public Choice Award). Albumi i debutimit me titull “Dua Lipa” i publikuar më 2 qershor 2017 përmban shtatë këngë, përfshi dy UK top-10: “Be the One” dhe “IDGAF”, si dhe numrin një të këngës së veçantë (single) “New Rules” e cila arriti numrin gjashtë në SHBA.
Në vitin 2018, Dua Lipa fitoi dy çmime kombëtare: Artistja më e mirë soliste britanike (British Female Solo Artist) dhe çmimin Akti i zbulimit britanik (British Breakthrough Act).
Për biletat: www.dualipa.com/live ose http://www.ticketmaster.ca
@FlasShqip.ca












