Saskatchewan: Justin Trudeau do jetë sot në Humboldt në respekt të viktimave të aksidentit tragjik
- Published in Kanada
Humbolt - Komuniteti i vogël i qytetit Humbolt në Saskatchewan, organizon një ceremoni sonte në mbrëmje, në kujtim të 15 viktimave që humbën jetën të premten në një aksident të tmerrshëm automobilistik, të gjithë pjestarë të ekipit Hockey Junior Broncos.
Kryetari i Bashkisë, drejtuesit e ekipit, lojtarë të rinj, priftërinj dhe pastorë, anëtarë të familjeve të prekura nga fatkeqësia si dhe qindra qyetarë, pritet të marrin pjesë në evenimentin përkujtimor që do të zhvillohet në ora 19:00, në Kompleksin Sportiv Elgar Petersen, “shtëpia” e ekipit Broncos.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka zgjedhur të jetë vetë prezent për t’ju shprehur nga afër ngushëllimet e tij të afërmve të viktimave si dhe drejtuesve të Klubit të Hockey Broncos dhe autoriteteve të qytetit.
Drejtori i Bashkisë Humbolt, Joe Day, i ka deklaruar Radio Canada vendimin që kompleksi sportiv do të hapej për publikun. “I vetmi person politik që pritet të marrë fjalën gjatë ceremonisë do të jetë kryebashkiaku Rob Muench” - ka konfirmuar ai, sepse evenimenti synon që vëmendja të përqëndrohet vetëm te familjet e viktimave.

Ndërkohë, prej ditës së djeshme, në shkallët e arenës së Kompleksit Sportiv Elgar Petersen janë depozituar tufa të shumta me lule në respekt të lojtarëve dhe trajnerit të tyre që humbën jetën krejt papritmas kur autobusi i tyre u përplas më një kamion-cisternë në rrethana që pritet të zbardhen në ditët në vazhdim.
Burimi: Radio Canada












