Kanada

Toronto: 500 milionë dollarë investim nga Sanofi Pasteur

  • Published in Kanada

Siç raporton Radio Canada, gjigandi farmaceutik francez Sanofi Pasteur, do të investojë një shumë prej 500 milionë dollarë për ngritjen e një uzine të re prodhimi në Toronto.

Ky operacion i madh do të mundësojë kryesisht rritjen e prodhimit të vaksinave kundër asaj që quhet “Kolla e mirë”, vaksina për të cilat kërkesa është mjaft e lartë. Këtë e ka bërë te ditur vetë kompania në fjalë përmes një deklarate për mediat.

Pas përfundimit të impiantit të ri, në një periudhë të dytë do të fillojë gjithashtu edhe prodhimi i vaksinave kundër Difteritit dhe Tetanozit. Parashikohet që punimet e ndërtimit të realizohen brenda vitit 2021.

Sanofi Pasteur që ka ndërkohë një uzinë të sajën në veri të Torontos me rreth 1300 punonjës, është kompania më e madhe në botë që i është dedikuar plotësisht prodhimit të vaksinave. Më zyra qëndrore në Lion të Francës, ajo është pjesë e Multinacionales Farmaceutike Sanofi.

@FlasShqip.ca