Toronto: Së shpejti një tjetër park i ri gjigand
- Published in Kanada
Bashkia e Torontos dhe Zyra për mbrojtjen e natyrës, parashikojnë së shpejti të fillojnë transformimin e një korridori hidroelektrik prej 16 km të gjatë në një park natyral, raporton Radio Canada.
Parku i ri linear Meadoway do të shtrihet nga lumi Don, në lindje të qendrës së qytetit, deri tek Rouge National Urban Park që është dhe parku urban më i madh në gjithë Amerikën e Veriut.
Projekti do të realizohet në 7 vitet e ardhshme dhe flora e parkut do të pasurohet me bimësi të shumëllojshme indigjene e lule të egra. Kjo bimësi do të jetë një ushqim i bollshëm edhe për shpendët dhe fluturat, sipas John MacKenzie, Drejtor i përgjithshëm i Zyrës për mbrojtjen e natyrës.
Kostoja totale e projektit është 85 milione dollarë dhe 40% e kësaj shume është vënë menjëherë në dispozicion nga Bashkia. Në mbështetje të projektit është deklaruar edhe Fondacioni Garfied Weston më një donacion prej 25 milionë dollarësh.
Vëtë kryebashkiaku John Tory e ka konsideruar projektin si gjigand. Ndërkohë, Bashkia e Pickering-ut ka shprehur gjithashtu interes për këtë iniciativë gjë që mund të bëjë të mundur zgjatimin e parkut deri në territorin e saj.
@FlasShqip.ca













