Skandali i të dhënave në Facebook: çfarë dinë partitë politike rreth nesh?
- Published in Kanada
Marc Zuckerberg, themeluesi i Facebook, u përpoq t’a qetësojë opinion publik këtë javë teksa dëshmoi përpara Kongresit Amerikan. Megjithatë, skandali i kompanisë Cambridge Analytica, që implikonte Facebook, e vuri në pikpyetje rrjetin më të famshëm social dhe krijoi jo pak shqetësim në lidhje me të dhënat individuale që partitë politike posedojnë.
Për t’a qartësuar më mirë këtë çështje, Mathieu Dion, korrespondent parlamentar i Radio Canada ne Québec, i është adresuar ne Montréal një kompanie relativisht të re, e cila është e specializuar në administrimin e të dhënave ose siç quhen ndryshe big data.
Kompania me emër Data Science, ka si klientë kryesorë Partinë Liberale të Kanadasë dhe Partinë Liberale të Québec-ut. Për shkak të zgjedhjeve provinciale, liberalët e Québec-ut janë të vetmit që i referohen kompanisë në fjalë, ndërsa partitë e tjera i administrojnë vetë të dhënat.
Mësohet se Data Science ka refuzuar të gjitha kërkesat për intervistë qysh nga shpërthimi i skandalit të Cambridge Analytica. E vetmja deklaratë që ka dhënë Zv. Presidenti i kompanisë Sébastien Fassier ka qenë si më poshtë: “Eshtë koha të demistifikohet kjo histori. Sipas nesh, partitë politike në Kanada janë shumë të ndërgjegjshme sa i takon respektimit të jetës private dhe faktit që mbledhja dhe administrimi i të dhënavë duhet të bëhen në mënyrë sa më të përgjegjshme”.
Burimi: Radio Canada












