Goditja amerikane në Siri, reagimet e para: Trudeau mbështet Trump
- Published in Kanada
Pas sulmeve ajrore në Siri nga ana e SHBA me mbështetjen e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, kanë ardhur menjëherë reagimet e para.
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, është deklaruar pro vendimit të Presidentin Amerikan Donald Trump.
Sipas komunikatës së Kryeministrit, “Kanadaja mbeshtet vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës mbi marrjen e masave për zvogëlimin e kapacitetit të regjimit të Assad për të kryer sulme me arme kimike ndaj qytetarëve të vendit të vet”.

Goditja është mbështetur edhe nga NATO, përmes një deklarate nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Ndërsa Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoli Antonov, i ka konsideruar sulmet si fyerje ndaj Presidentit Putin dhe ka paralajmëruar pasoja.
Burimi: Radio Canada













