Kanada: Tërmet në jug të Ontarios
- Published in Kanada
Një tërmet me magnitudë 3,6 ballë sipas shkallës Richter, ka lëkundur mbrëmë në ora 20:01 rajonin Windsor-Essex në Ontario.
Instituti Amerikan i studimeve gjeologjike (USGS) e ka lokalizuar epiqendrën e tërmetit në qytetin Amherstburg, që ndodhet në jug të Windsor.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në territorin amerikan, në Shtetin e Michigan-it.
Policisa provinciale e Ontarios, njoftoi që asnjë incident nuk është raportuar dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për sigurinë publike.
Sipas gjeofizikantes dhe sizmologes pranë Institutit Amerikan të studimeve gjeologjike, Jessica Turner, një lëkundje prej 3,6 ballë nuk konsiderohet si shumë e fortë. Habia është shkaktuar nga fakti që lëkundjet janë ndjerë në një zonë ku zakonisht nuk ka fare të tilla.
Burimi: Radio Canada












