Info-Crime Montreal, dyfishohen telefonatat brenda një viti
- Published in Kanada

Info-Crime Montreal, linja e komunikimit në dispozicion të qytetarëve që raportojnë krimet duke ruajtur anonimatin, ka marrë 10,624 thirrje/njoftime nga Qershori 2020 deri në Maj 2021. Ky është dyfishi i shifrave të regjistruara një vit më parë.
Totali i raportimeve ndahet në 5,136 telefonata dhe 5,488 mesazhe të transmetuara përmes formularit të raportimit të disponueshëm në faqen e internetit të Info-Crime. Është hera e parë që denoncimet elektronike janë më të lartë në numër se ato të bëra përmes numrit të telefonit direkt 514 393-1133.
Info-Crime, që ka bërë publike rezultatet e vitit të fundit të aktivitetit, ka informuar që raportimet kanë të bëjnë kryesisht me krime të tilla si trafiku i drogës, vjedhja, mashtrimi apo zjarrvënia e qëllimshme. Telefonata gjithashtu ka patur për krime të kryera me armë zjarri, ndër të cilat e fundit të Enjten në mbrëmje (02.12.2021), pas të shtënave në Anjou, si pasojë e të cilave një tjetër person humbi jetën nga plagët e marra. Ky ekzekutim e ka çuar në 32 numrin e viktimave nga armët e zjarrit gjatë vitit 2021 në territorin që mbulon Shërbimi Policor i Bashkisë Montreal
Ndërkohë, personat që komunikojnë me Info-Crime dhe informacioni i të cilëve rezulton në arrestime, aktualisht shperblehen me shumën 2000 dollarë, që së shpejti do bëhet 3000 dollarë.
Sipas Jean Touchette, drejtues i Info-Crime Montreal, i cituar nga Radio-Canada, komunikimi me autoritetet në rastet kur dikush është dëshmitar i një krimi ka shumë vlerë sepse të gjitha informacionet mund të jenë të dobishme.
Info-Crime Montreal funksionon që nga viti 1986.
Ja dhe linku: https://www.infocrimemontreal.ca/
©Flasshqip.ca
Foto: Istock