Kanada

Gatineau – Një banesë përfshihet nga zjarri

  • Published in Kanada

Dhjetra njerëz u detyruan të largohen nga apartamentet e tyre sot në mëngjes, pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi në Gatineau.

Shërbimi Policor i Gatineau mori një telefonatë në orën 8:50 në lidhje me një zjarr në një ndërtesë katërkatëshe në Pearson Street 78, në lagjen Aylmer të Gatineau.

Të shtunën në mesditë, shumica e banorëve mundën të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Policia thotë se shkaku mund të jetë zjarrvënie dhe hetimet po vazhdojnë.

Burimi: Radio-Canada