Ottawa - Stuhia e fortë e erës shkakton dëme
- Published in Kanada
Një stuhi shumë e fortë ere në zonën e Ottawa dhe Gatineau shkaktoi të premten në mbrëmje vonesa në fluturime, thyerje të pemëve, çative dhe automjeteve si dhe la mijëra shtëpi në errësirë të plotë.
Rreth 2100 qytetarë në Ottawa dhe 19,330 në rajonin e Outaouais, kaluan orë të tëra pa energji.
"Ndërprerjet e energjisë ndodhën nga njëri cep i qytetit në tjetrin," - tha Rebecca Hickey, një zëdhënëse e Hydro Ottawa.
Rreth orës 11 të mëngjesit, era arriti shpejtësinë gati 100 km / orë duke bërë që pemët të binin mbi pajisjet e rrjetit eletrik.

Burimi: Radio Canada












