Kanada

Ontario dhe Québec - 2 viktima dhe mungesë energjie pas stuhisë së çmendur  

  • Published in Kanada

Qindra e mijëra banorë janë ende pa energji në Ontario dhe Québec pas natës së tmerrshme me stuhinë e erës të cilësuar si “fast and furious”.  Pemë të thyera, makina të dëmtuara, çati të shtëpive të hedhura në tokë, vërehen në gjithë territorin.  

Madje si pasojë e stuhisë humbën jetën edhe 2 persona në Ontario. Njëri prej tyre, i cili punonte në sektorin pyjor, u vra nga një pemë që ra mbi të në Milton, ndërsa tjetri humbi jetën pasi ra në kontakt me telat përcjellës në Hamilton, në përpjekje për të pastruar rrugën prej tyre.

Hydro One bën me dije se mbi se 143 000 klientë janë ende pa energji në Ontario ndërsa në Quebec, mbi 81 000 shtëpi dhe biznese vuajnë të njejtin problem si pasojë e dëmeve nga era e fortë mbi 100 km/h.

Në Toronto, sipas raportimeve nga Hydro Toronto, 17 500 klientë u afektuan prej stuhisë. Rreth 68 000 të tillë mbetën pa energji në kulmin e stuhisë që e ç’orientoi krejt qytetin pasditen e së premtes për shkak të semaforëve që nuk funksiononin në shumë kryqëzime.

Burimi: Radio-Canada