Kanada

Kanadezja Alexandria Loutitt fiton medaljen e artë në Kupën e Botës të kërcimit me ski

  • Published in Kanada

 

Alexandria Loutitt ka fituar dje (13.01) medaljen e artë në Kupën e Botës të kërcimit me ski, një rezultat që asnjë sportiste kanadeze e kësaj disipline nuk e kish arritur më parë. 19-vjeçarja nga Alberta triumfoi në Zao të Japonisë, duke kërcyer 98.5 dhe 95 metra për një total prej 240.3 pikësh. Ajo la pas dy austriaket Eva Pinkeling (231.8) dhe Chiara Kreuzer (228.6). “Të shihja numrin 1 pranë emrit tim, ishte sureale, ishte ndjenja më e bukur”, ka deklaruar ajo pas fitores.

Alexandria Loutitt ishte gjithashtu pjesë e ekipit miks kanadez që fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Pekinit shkurtin e vitit të kaluar. Ajo është e dyta kanadeze që arrin një nga tre shkallët e podiumit në Kupën e Botës të kërcimit me ski pas Taylor Henrich, që pat zënë vendin e 3-të në dy garat e zhvilluara në vitin 2015, në Gjermani dhe Norvegji. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Loutitt renditet e 12-ta me një total prej 294 pikësh.

Kanadezi i fundit që ka fituar një medaje të artë në këtë disiplinë ka qenë Horst Bulau, para fiks 40 vjetësh, në vitin 1983.

©Flasshqip me informacion nga Radio-Canada Sport

Foto: Getty Images/Atsushi Tomura