Kanada

Mississauga: Shpërthim eksplozivi në një restorant indian. Të plagosur 15 vetë. Shpallen në kërkim dy persona

  • Published in Kanada

Shpallen në kërkim dy persona, pas një shpërthimi eksplozivi në një restorant në Mississauga, ku mbetën të plagosur 15 vetë. 

Policia po kërkon dy persona në lidhje me një shpërthim me pajisje të improvizuar (IED) brenda një restoranti në Mississauga, Ontario, ku u plagosën 15 vetë.

Tre nga 15 të dëmtuarit morën plagë të rënda dhe u dërguan në një qendër të trajtimit të traumave në Toronto,-deklarojnë punonjës të shërbimeve paramedikale në Rajonin Peel.

Policia rajonale tha se gjendja e tyre paraqitej më e qëndrueshme, ndërkohë është shprehur se është shumë herët për të thënë nëse shpërthimi në zonën e Hurontarios dhe Eglinton Avenue East ka ndonjë lidhje me terrorizmin. Dy të dyshuarit janë ende të lirë.

Sipas policisë, dy meshkuj me fytyra të mbuluara për të fshehur identitetin e tyre hynë në restorantin e Bombay Bhel, 5035 Hurontario St., dhe pasi hodhën një pajisje IED u larguan.

Shefi i Policisë Rajonale në Peel, Jennifer Evans pritet të përditësojë reporterët nga vendi i ngjarjes në orën 7:30 të mëngjesit me orën kanadeze. Evans pritet t'i përgjigjet pyetjeve dhe të bëjë thirrje për dëshmitarë. /cbc.ca