Mot i nxehtë dhe me lagështirë në jug të Ontarios
- Published in Kanada
Environnement Canada ka shpërndarë sot një buletin special që paralajmëron temperatura të larta nga 35°C deri 39°C grade (me humidex) në shumicën e qyteteve në jug të Ontarios, nga Windsor e deri në Hamilton dhe Toronto.
Ky është episodi i parë me temperatura intensivisht të larta në provincë gjatë kësaj stine dhe sipas Environnement Canada, të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike janë veçanërisht të rrezikuar.
Qytetarët janë këshilluar të konsumojnë sa më shumë ujë (edhe në se nuk ndjejnë etje), të veshin rroba me ngjyra të çelura si dhe të rrinë sa më shumë të jetë e mundur në hije apo ambiente të klimatizuara.
Këto kushte klimaterike përbëjnë rrezik gjithashtu për shëndetin e personave që nuk janë të ambjentuar me temperatura të larta.
Kingston: Temperatura 28°C; Humidex 34;
Toronto: Temperatura 32°C; Humidex 37;
Hamilton: Temperatura 31°C; Humidex 37;
Windsor: Temperatura 33°C; Humidex: 39;
Burimi Radio-Canada
Photo credit: Michel Coutu












