Kanada

Kupa e Botës në ski: Kanadezja Valérie Grenier fiton për herë të dytë Slalomin e Madh

  • Published in Kanada

Kanadezja Valérie Grenier realizoi dje (06.01) fitoren e dytë në karrierën e saj në Kupën e Botës, në garën e Slalomit të Madh në Kranjska Gora të Sllovenisë. Fitoren e pare ajo e arriti po në Kranjska Gora, sezonin e kaluar në janar 2023.

“Është një pistë ku kam patur sukses, kështu që të gjithë prisnin që unë të arrija një rezultat të lartë. Nuk kam fjalë, jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo për Radio-Canada Sports pas fitores.

Nga e majta në të djathtë: Lara Gut-Behrami, Valérie Grenier, Federica Brignone

Në një itinerar të projektuar nga trajneri i ekipit kanadez Pierre Miniotti, franko-ontariania realizoi me shumë fleksibilitet një performancë shumë të mirë dhe në fund triumfoi, pavarësisht mjegullës dhe borës së shkrirë që binte vazhdimisht dhe e bënte më të vështirë skijimin.

Zvicerania Lara Gut-Behrami (bashkëshortja e ish-futbollistit të Kombëtares së Zvicrës me origjinë shqiptare Valon Behrami) dhe italiania Federica Brignone, u renditën përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë.

Këtë sezon është hera e parë që Valérie Grenier ngjitet në podium dhe me këtë fitore ajo kaloi nga vendi i 7-të në të 4-tin në renditjen e disiplinës.

© Flasshqip.ca me informacion nga Radio-Canada Sports

Foto: AFP/Jure Makovec