Kanada

Montréal - Të gjitha muzetë falas këtë verë 

  • Published in Kanada

Të gjithë ata që jetojnë në Montréal ndihen me shumë fat që janë pjesë e një qyteti me shumë muze dhe aktivitete kulturore e artistike. Edhe pse këto aktivitete janë të bollshme, duket sikur qytetarët nuk mund të marrin pjesë apo të përfitojnë sa duhet apo aq sa munden nga këto burime kulturore. Për këtë, qeveria e Québec-ut po kërkon mënyra për të angazhuar dhe terhequr ata. Ajo premtojnë të investojë një shumë deri në 5 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, për ta bërë hyrjen falas në një numër të konsiderueshëm të muzeve në mbarë provincën. 

Kësisoj, duke filluar nga 3 qershori, banorët e Québec-ut e kanë hyrjen të lirë nëpër muzeume të dielën e parë të çdo muaji.

Në Montreal do të ketë gjithsej shtatë muze të cilat do të ofrojnë hyrje falas. Dhe ja disa prej tyre:

  1. Muzeu i Arteve të Bukura;
  2. Muzeu i Artit Bashkëkohor;
  3. Qendra Kanadeze për Arkitekturë;
  4. Muzeu i Holokaustit;
  5. Muzeu McCord;
  6. Muzeu i Mjeshtrave dhe Artizanëve të Québec-ut;
  7. Ecomuseum Shtëpia e botës krenare.

Burimi: www.mtlblog.com

Përgatiti: Albanian Montreal Press